LAJMI I FUNDIT:

​16 milionë euro për eliminimin e ujërave të zeza në Gjakovë

​16 milionë euro për eliminimin e ujërave të zeza në Gjakovë

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj, drejtoresha e Bankës Gjermane KFW për Kosovë Esther Gravenkotter dhe drejtori i Ujësjellësit Rajon “Radoniqi” Ismet Ahmeti kanë nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Gjakovës.

Projekti kalon shumën prej 16 milionë euro nga të cilat 13.6 milionë do të financohen nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane.

Ministri Beqaj falënderoj Qeverinë Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme në sektorë të ndryshëm, posaçërisht për sektorin e ujërave dhe shprehu interesimin e Qeverisë së Kosovës për të investuar në trajtimin e ujërave të zeza në Pejë.


Në qershor të këtij viti Beqaj ka nënshkruar marrëveshjen me Qeverinë Zvicerane në vlerë prej 8 milionë euro. Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme janë siguruar 5.6 milionë nga Qeveria Gjermane. Mjetet tjera të cilat nevojiten për shpronësim do të sigurohen nga Komuna e Gjakovës.

Investimi përfshinë ndërtimin e fabrikës së ujërave të zeza, ndërtimin e kolektorit të ri, rehabilitimin e kolektorit të vjetër, rehabilitimin e disa pikave kritike në qytet si dhe masa e nevojshme për operim të fabrikës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori