LAJMI I FUNDIT:

​ Mercedes A Class Sedan (Foto)

​ Mercedes A Class Sedan (Foto)

Limuzina kompakte e Mercedesit ka debutuar në panairin e automobilave në Kinë dhe këtë në versionin e zgjeruar ndërmjet rrotave, i cili do të prodhohet dhe shitet kryesisht në Kinë.

Modeli i ri bart shenjën Mercedes klasa A  L Sedan dhe do të prodhohet në fabrikën e kompanisë së krijuar bashkërisht nga Daimler gjerman dhe BAIC Motor i Kinës.


Klasa A L Sedan do të jetë rival i serisë 1 Sedan të BMW-së, i cili po ashtu është i dedikuar për tregun kinez.

Vetura vjen me motor benzinë me katër cilindra 1.33 litra me opsionet me 136 kuaj fuqi dhe 163 kuaj fuqi, ndërsa më vonë do të jetë edhe varianti 2.0 me katër cilindra që siguron 190 kuaj fuqi. /kp/Telegrafi/