LAJMI I FUNDIT:

Sulmet kibernetike kanë goditur rreth 100 shtete

Sulmet kibernetike kanë goditur rreth 100 shtete

Ministrat e Financave të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës G7 sot do të detyrohen të bashkojnë forcat në luftën kundër rritjes së kërcënimeve të sulmeve kibernetike ndërkombëtare, thuhet në draft-deklaratën, të cilën ministrat po e përgatisin për takimin që mbahet në Itali, transmeton Reuters.

Agjencia britanike përkujton se në sulmet e djeshme kibernetike në gjithë botën janë infektuar me dhjetëra-mijëra kompjuterë në pothuajse 100 shtete botërore.

Qeveria britanike ende nuk e di se kush qëndron mbrapa sulmit të djeshëm, i cili ka çrregulluar punën e sistemit shëndetësor në Britani të Madhe, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme Amber Rad.


“Nuk jemi në gjendje t’ju tregojmë se kush qëndron mbrapa sulmit. Kjo punë (e hetimeve) edhe më tej është në rrjedhë”, ka thënë ajo për BBC, transmeton Reuters.