Mediat ruse, si "Ekspres gazete", në korrik të vitit 2012 kanë publikuar harta të Evropës të cilat kanë shkaktuar reagime të bujshme në opinionin ndërkombëtar. Ata sërish kanë publikuar një hartë të re pas ndryshimeve të kufirit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Në harta mund të shihet pikërisht Krimeja si pjesë e Rusisë, si dhe bashkëngjitja e Donbasit (ku tani po zhvillohen luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë), por edhe krahina të njohura me emrin "Nova Rusia" (Rusia e Re) në jug të Ukrainës, të cilat të ndërlidhura me Pridniestrin (pjesën lindore të Moldavisë) dhe në këtë mënyrë Ukraina do të mbetej pa dalje në Detin e Zi.
Gazeta “Foreign Policy” shkruan se hartat do të duheshin lexuar si ilustrim hartografik i listës ruse të dëshirave, të cilat reflektojnë shpresat dhe frustrimet e një segmenti të opinionit rus.
Sipas kësaj harte, shumëkujt në Rusi i duket që Evropa e vitit 2035 do të duket e fragmentarizuar, e islamizuar, ndërkohë do të vuajë edhe nga Gjermania gjithnjë më e fuqishme. Sipas "Ekspres gazete", e tërë kjo nuk do të ndodhte sikur në vitin 1991 të mos ndodhte shkatërrimi (shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik).
Sa i përket Ballkanit, harta ruse do të dukej kështu: Bosnjë e Hercegovina më 2035 nuk do të ekzistojë pasi do të jetë e ndarë midis Serbisë e Kroacisë. Deri atëherë do të jetë Shqipëria e Madhe, së cilës i janë bashkuar Kosova dhe pjesë të Serbisë jugore (Lugina e Preshevës) dhe Maqedonisë perëndimore.
Hungarisë do t’i ktheheshin territoret që i anë copëtuar pas Luftës së Parë Botërore, Vojvodina e Serbisë dhe Transilvania e Rumanisë.
As Franca nuk do të kalojë shumë më mirë. Një pjesë të territorit të saj në vitin 2035 do ta kenë baskët, kurse shumë imigrantë do të zhvendosen në Piemontin Arab, me kryeqytet Marsejën (Marseille), ndërsa do të ndahen edhe Korsika (bëhet e pavarur) dhe Alzas e Loren (bashkohen me Gjermaninë).
Belgjika ndërkaq është zhdukur nga kjo hartë, derisa Italia do të ndahet në dy shtete Veriu dhe Jugu, kurse më pas nga Jugu ndahen edhe Sardenja dhe Sicilia.
Sipas këtyre hartave do të humbin territore edhe Polonia (në dobi të Gjermanisë), por edhe shtetet e Baltikut, Estonia dhe Letonia, kurse Bullgaria do të duhet të dorëzojë Burgasin në favor të Turqisë.
Në Kaukaz krijohet Emirati Kaukaz, derisa Gjeorgjia mbetet pa Abkazinë dhe Osetinë Jugore (i bashkohen Rusisë). /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos