LAJMI I FUNDIT:

Komandant Hoxha: Skenari i sotëm në Kumanovë ka nënshkrimin e Ali Ahmetit!

Komandant Hoxha: Skenari i sotëm në Kumanovë ka nënshkrimin e Ali Ahmetit!

Xhezair Shaqiri - Komadant Hoxha, përmes një postimi në Facebook thotë se Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, sot në Kumanovë ka sakrifikuar edhe një komandant të UÇK-.

"Të qoftë për hajr edhe një tradhëti, edhe ndaj një Komandanti me peshë të UÇK-së që e tradhëtove, si më parë Haruni Aliun – Komandant Kushtrimin, Komandant TELIN etj. Lehtë është që në emrin e subjektit që e drejton BDI, e në emrin tënd o Ali Ahmeti me apel për qetësi me hipokrizi, por ky skenar i përgatitun ka nënshkrimin tënd, e gjitha që po ndodh në Kumanovë. Na e sakrifikove edhe një shok të UÇK-së" (sic.), shkruan Shaqiri. /Almakos/