Mijëra euro janë shpenzuara nga institucionet publike në Kosovë për blerjen e teknologjisë, vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti.
Shpenzimet më të mëdha kanë shkuar për për telefon, Ipad, TV, llaptop, kompjuterë, makina fotokopjuese dhe programeve softuerike, shkruan Gazeta Fjala.
Komuna e Fushë Kosovës ka shpenzuar më së shumti këtë fillim vit, rreth 20 mijë euro për pajisje të teknologjisë informative, të cilin tender e ka ndarë në dy llote.
Për të parin ajo ka paguar 17 mijë e 125 euro derisa për llotin e dytë për furnizim me pjesë të tjera të imëta të teknologjisë informative 2 mijë e 497 euro, shkruan Gazeta Fjala.
Bazuar në të dhënat e publikuara në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), të kontrolluara nga Gazeta Fjala vetëm nga janari i këtij viti deri me 18 prill janë zhvilluar 9 aktivitete tenderuese për furnizim me teknologji.
Vlera e përgjithshme e të gjitha tenderëve publikë për këtë periudhë është 52 mijë 690 euro. Menjëherë pas Fushë Kosovës, në listën me shpenzimet më të mëdha radhitet Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. Ky institucion për furnizim me “160 IP telefona dhe instalimi i sistemit të centralës voip”, ka paguar plot 12 mijë e 981 euro.
Më pak se 10 mijë euro për teknologjinë e informacionit harxhuan Agjencia Kadastrale e Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komuna e Prishtinës, Agjencia Pyjore e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë etj. Agjencia Kadastrale e Kosovës ka shpenzuar 6 mijë e 200 euro për blerja e pajisjeve të TI për këtë institucion aq sa ka shpenzuar edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Veç se ky i fundit ka cekur se kjo shumë është ndarë për furnizim me telefona mobil.
Komuna e Prishtinës është furnizuar me pajisje teknologjike për qendrën e biznesit me TV smart, projektor dhe elemente tjera përcjellëse, për tërë këtë ajo ka shpenzuar 3 mijë e 722 euro.
Agjencia Pyjore e Kosovës për mirëmbajtja dhe servisim të teknologjisë informative harxhoi 2 mijë euro. Edhe Stacioni i Autobusëve në Gjilan investoi rreth tre mijë euro për Furnizim me Teknologji Informative dhe mirëmbajtja e saj. Këto para u ndanë për blerjen e Laptop, Printer, Toner, Tastatur, maus etj. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për blerjen e tre Print/Coppy/ Scan për nevojat e zyrës se arkivit harxhoi 915 euro.
Agjencia Kundër Korrupsionit këtë fillim vit është pajisur edhe me një Ipad Air në vlerën 460 euro. Ndërkohë që në dhjetor të 2015-ës kreu i këtij institucioni kishte shpërblyer punëtorët më të suksesshëm me nga një telefon. Vlera e krejt kësaj blerje ishte fiks 1 mijë e 950 euro.
Radio Televizioni i Kosovës për blerjen e një telefoni Mobil, ka paguar 790. Sipas përshkrimit të kontratës ky telefon mobil nevojitet për trajnim të gazetarëve lidhur me xhirimin, montazhën dhe transmetimin live nga tereni përmes telefonisë mobile.
Blerja e teknologjisë pa u analizuar nevojat
Kritika vazhdimisht janë adresuar në drejtim të institucioneve të cilat shpenzonin shumë në pajisjet teknologjike. Edhe Auditori Gjeneral në vitin 2011 pati nxjerr një raport special i cili konstatonte se dhjetëra milionë euro janë shpenzuar nga institucionet publike për tu pajisur me produkte të teknologjisë informative të cilat janë blerë pa u analizuar mirë nevojat për furnizim. ZAP-i konstatonte parregullsitë që kishin ndodhur në tri vitet e fundit gjatë blerjeve së këtyre produkteve, që sipas tyre institucionet kanë mangësi në planifikim, analizim të nevojave si dhe në tenderim të pajisjeve të IT-së.
Sipas ZAP një shumë prej mbi 29 milionë eurove është keqmenaxhuar nga institucionet në Kosovë për blerje të pajisjeve të teknologjisë informative. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje