Deformimi i flamurit kombëtar shqiptar ka marrë përmasa shqetësuese. Për më keq, as autoritetet shtetërore në Tiranë e as ato në Prishtinë, nuk ndërmarrin asnjë veprim për të rregulluar këtë defekt që ka nisur të shndërrohet edhe në praktikë zyrtare, raporton lajmi.net.
Të prodhuar diku në ndonjë shtet të Azisë, ata kanë ardhur fillimisht në shtetet e Shqipërisë e Kosovës, që të përdorën për raste të ndryshme, kryesisht gjatë festave për të zbukuruar rrugë e sheshe.
Por flamuri i bastarduar kombëtar me sfond të kuq e shqiponjë të zezë dykrenore, nuk po përdorët më vetëm për të zbukuruar sheshet në Tiranë e Prishtinë.
Flamuri kombëtar me shqiponjën e deformuar pikërisht tek gjuha dhe sqepi i saj, kanë filluar të zënë vend edhe në pritjet zyrtare shtetërore.
Madje një flamur i tillë i çoroditur, ndoshta pa fajin e tyre, shihet edhe në pritjen e lartë zyrtare të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili i bëri sopranos së madhe shqiptare, Inva Mula, raporton lajmi.net.
Sopranoja shqiptare me babanë me origjinë nga Gjakova e nënën me origjinë nga Rusia, u prit me nderime të larta nga kryeministri serb me rastin e vënies në skenë në teatrin Kombëtar të Serbisë në Beograd, të operës ‘La Boheme” të Giacomo Pucinit.
Sopranoja shqiptare pritet në Beograd nga kryeministri serb me flamur të deformuar
Për Inva Mulën, si e para shqiptare që prej vitit 1945 që do të ngjitet në skenën e Operës në Beograd, me të drejtë ky është një rast i veçantë .
Por gjatë takimit me kryeministrin serb, prapa saj qëndronte flamuri kombëtar shqiptar i vendosur për nder të saj nga autoritetet serbe, raporton lajmi.net.
Megjithëkëtë, kokat e shqiponjës në këtë flamur, ishin të deformuara ashtu siç shpesh ndodh edhe në flamujt që shiten tek tregtarët ambulantë në Shqipëri e Kosovë.
Nuk dihet nëse një veprim i tillë mund të jetë lëshim i personelit të kryeministrisë serbe, por vlen të theksohet se një flamur i tillë me kokë të deformuar, nuk është përdorur gjatë vizitës tjetër historike në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri Rama ishte pritur në Beograd nga homologu i tij serb me flamur të rregullt
Siç edhe mund të shihet në njërën nga fotografitë e shumta të vizitës së Ramës në kryeqytetin serb në nëntor të vitit 2014, flamuri kombëtar shqiptar ishte i duhur dhe pa gabime në dizajnin e tij.
Pavarësisht kësaj, duket se vetë zyrtarët shtetërorë të Shqipërisë janë aq neglizhent në këtë pikë, sa edhe vetë e përdorin flamurin kombëtar të çoroditur herë te koka e herë te bishti.
Flamuri i katandisur në krah të ish kryeministrit Berisha në një nga mbledhjet zyrtare
Ish kryeministri Sali Berisha kishte mbajtur takime zyrtare me flamurin e katandisur si mos më keq, raporton lajmi.net.
Gjithashtu, konferencë shtypi kishte mbajtur edhe ish ministrja Majlinda Bregu me flamurin kombëtar prapa krahëve, që dukej me ‘nofull’ të zgjatur thuajse ishte pikturuar nga ndonjë fëmijë.
Ish ministrja Bregu e cila fliste për integrimet evropiane e flamurin e shtetit të vet si mos më keq
Përveç kësaj, edhe kryeministri aktual Edi Rama ishte pritur në vizitë zyrtare në Kinë me flamurin kombëtar të deformuar.
Gjithashtu në vizitën e tij zyrtare në Rumani në shkurtin e vitit të kaluar, flamurit kombëtar shqiptar i ishte ndryshuar bishti.
Kryeministri aktual Edi Rama gjatë vizitës në Rumani,pritet me flamurin e deformuar në bishtin e Shqiponjës
Me Kushtetutën e Shqipërisë, dizajni i flamurit kombëtar shqiptar është i saktësuar qartë.
Në nenin 10, pika 2 shkruan se “2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes”. Kurse në pikën 7 të këtij neni shkruan se “Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj”.
Gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Kinë, ai pritet me flamurin kombëtar me Shqiponjën që ‘nofullën’ e kishte të nxjerrë nga vendi
Pavarësisht kësaj, derisa zyrtarët e Shqipërisë nuk e respektojnë vetë flamurin e tyre, nuk është çudi që nëpër botë flamuri kombëtar çoroditet e deformohet sikur të jetë një paçavure e vizatuar keq.
Ky është flamuri i saktë kombëtar shqiptar, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze