LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rusia vendos embargon për produktet shqiptare

Zyrtare: Rusia vendos embargon për produktet shqiptare

Rusia ka konfirmuar këtë të enjte zgjerimin e listës së vendeve të sanksionuara prej saj për shkak të qëndrimit pro-perëndimor të tyre në lidhje me çështjen e Ukrainës.

Ka qenë vetë kryeministri Dmitry Medvedev që ka deklaruar se, embargoja ndaj importit të ushqimeve do të aplikohet tashmë edhe ndaj Shqipërisë, Malit të Zi, Islandës dhe Lihtenshtejnit.

“Përfshirja e këtyre vendeve në listën e sanksioneve është një lëvizje e vetëdijshme, që do të thotë një kundërmasë nga ana jonë ndaj atyre që na kanë vendosur sanksione”, ka thënë Medvedev në mbledhjen e kabinetit qeveritar.


Ai ka shtuar se edhe Ukraina mund të përfshihet në listën në fjalë në vitin 2016 nëse marrëveshja ekonomike mes Kievit dhe Bashkimit Evropian hyn në fuqi.

Embargoja e paralajmëruar më herët gjatë muajit përfshin produktet e mishit, peshkut, djathit, frutat dhe perimet.

Ajo vjen pasi BE dhe Shtetet e Bashkuara vendosën së fundmi sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe aksioneve ushtarake në lindje të Ukrainës.

Gjatë mbledhjes së kabinetit të tij, Medvedev ka shtuar se anti-sanksionet i kanë dhënë një nxitje të fortë agrikulturës vendase dhe nuk kanë shkaktuar shkurtime të rezervave ushqimore. /Top Channel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori