LAJMI I FUNDIT:

Zvogëloni porcionet, humbni në peshë

Zvogëloni porcionet, humbni në peshë

Nutricionistët pohojnë se nëse dëshironi të largoni kilogramët e tepërt, nuk duhet të keni kujdes vetëm se çfarë hani, por edhe mënyrën se si hani.

Në këto ditë të nxehta rishfaqet ankthi më i madh i femrave- kilogramët e tepërt- që i kanë shtuar gjatë stinës së dimrit.

Mirëpo, nutricionistët nuk rekomandojnë kurrfarë diete radikale, por thonë që të kihet kujdes edhe për atë që hahet edhe për mënyrën se si hahet, në fakt për sasinë e ushqimit që hy në organizëm.

Një këshillë e mirë do të ishte zvogëlimi i porcionit, që do të thotë se në vend të një pjate standarde, të konsumohet nga një pjatë më e vogël. Ekspertët thonë se fermat të cilat kanë realizuar këtë mënyrë të ushqyerjes, e kanë pasur më të lehtë që të humbin në peshë dhe të përballen me regjimin dietetik.


Ata thonë se mjaftojnë njëzet ditë brenda muajit që ushqimi të konsumohet në këtë mënyrë, me pjata më të vogla, si edhe rekomandohet konsumimi i ushqimit në kuzhinë, në mënyrë më të shpejtë, ashtu që të shmanget qëndrimi i gjatë në tavolinë, pasi që sa më gjatë të qëndrohet ulur, aq më shumë ushqim konsumohet. /Telegrafi/