Para se të bëhesh student në Universitetin e Prishtinës, së pari duhet t’i nënshtrohesh provimit pranues, pa marrë parasysh rezultatit që ke nxjerrë nga Testi i Maturës. Ky është vendimi i Ministrisë së Arsimit, me të cilin duhet të pajtohen të gjithë ata që duam të fitojnë epitetin “student”.
Institucionet më të larta të arsimit në Kosovë po mundohen që me këtë ndryshim, si dhe disa ndryshime të tjera prej viteve të mëhershme, të përmirësojnë cilësinë e arsimit në vend. Megjithëse është për t’u duartrokitur përpjekja për përmirësim, nuk mund të them se po bëhen hapat e duhur drejt atij qëllimi.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit në të gjitha degët akademike të UP-së do të mbahen provimet pranuese për të gjithë studentët. Por, bashkë me provimin pranues, do të rritet edhe pragu i kalueshmërisë së provimit pranues për studentët në vitin akademik 2015/2016. Mbi shtatëmijë është numri i studentëve të cilët do të pranohen në UP. Ky numër në shikim të parë mund të duket shifër e madhe, por nëse e krahasojmë me vitet e tjera, do të shohim se ka pësuar rënie për 2724 studentë – sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit.
Prorektorja për mësim në Universitetin “Hasan Prishtina”, Eda Vula, në një prononcim kishte thënë se për këtë vit akademik do të regjistrohen 7880 studentë, prej të cilëve 7330 studentë të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë. Me këto shifra zor se do të pajtohen të gjithë ata të cilët pretendojnë të vazhdojnë studimet në profesionet e preferuara të tyre.
Zvogëlimi i numrit të studentëve, sipas prorektores, po del të jetë ngritje e cilësisë dhe në bazë të kësaj ata po detyrohen të bëjnë reduktimin e këtij numri.
Eda Vula po ashtu kishte thënë: “Të gjitha njësitë akademike kanë bërë një analizë të stafit dhe kushteve të tjera përcjellëse, të cilat na kanë detyruar që të reduktojmë numrin e studentëve… Kemi bërë një ndryshim apo zvogëlim të numrit të studentëve, gjithsesi duke u mbështetur në nevojat që ka shoqëria jonë, por edhe duke u bazuar në kushtet që mund të ofrojmë, gjithmonë për hir të ngritjes së cilësisë”.
Ngritja e cilësisë, sipas saj po u bëka duke ulur numrin e studentëve. Por, ku do të mbesin studentët e tjerë të cilët do të aplikojnë dhe do t’i nënshtrohen provimit pranues. Ky kuantitet i cili po përmendet, nuk e besoj aspak se do ta pengonte cilësinë në arsim. Ky zvogëlim i numrit të studentëve po bëhet për të mos u bërë ngarkimi i tregut të punës. Kjo i bie se aq sa nevojiten për punë, aq studentë do të pranohen.
Vitin e kaluar pragu i kalueshmërisë për provimin pranues ka qenë 30 për qind, ndërsa tani kjo shifër është rritur vetëm për 10 për qind. Përderisa e kanë zvogëluar numrin e studentëve, si duket nuk kanë mundur të rrisin edhe më shumë këtë numër. Është për t’u çuditur se si ai numër i madh i nxënësve që kryejnë shkollën e mesme, shumica prej tyre do të mbesin pa u regjistruar në drejtimet e tyre që dëshirojnë. Këto ndryshime do të ndikojnë edhe ne numrin e nxënësve që vijnë nga Lugina e Preshevës dhe minoriteteve.
Kësolloj ndryshimesh që janë bërë nga Ministria e Arsimit, nuk e besoj se do të sjellin ndonjë të mirë tek UP-ja. Ata duhet të regjistrojnë të gjithë nxënësit që aplikojnë dhe japin rezultate të mira. Një sukses i tillë nuk duhet të neglizhohet asnjëherë prej UP-së. Të gjithë ata që e meritojnë të jenë pjesë e degëve akademike, duhet të pranohen. Nuk duhet të zvogëlohet një numër i tillë, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për t’i zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen universiteti, e në të njëjtën kohë i gjithë sistemi i arsimit në Kosovë.
Sasia në këtë rast nuk do ta dobësonte cilësinë, përkundrazi nëse bëhen të dyja bashkë (sasi dhe cilësi), se atëherë fuqia e suksesit do të mbizotërojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi