Në mes të një pjese paradoksale të jetës sonë, nga cilido kënd që ta kundrojmë, padyshim shtrihet edhe sistemi i informimit, si një nga shtyllat themelore të organizimit shoqëror. Këtu është edhe gazetaria, media, fuqia elektronike, interneti. Mbi të gjitha, “pushteti i katërt” i organizimit tonë. Dhe, pastaj, kategoria e lajmit, e raportit, finesat mentale – teknike të leximit etj.
Copëzimi si veprim është pjesë e verifikimit të informimit, ose ndjekja e lajmit. Në kuptimin e besueshmërisë dhe të aspekti ligjor, s’ka lajm apo informacion normal dhe të besueshëm pa hulumtimin dhe verifikimin e tij. Por, në kontekst nga përditshmëria dhe historia jonë paradoksale, as sistemi i informimit, dhe ai medial, nuk konsiderohen të jenë aq imune, ndryshe, perfekte… Edhe këtu, zihen e përzihen sherret, sidomos ato të karakterit spekulativ, lajthitjet politike, akuzat tendencioze, por edhe shakatë dhe satirat, si të z. Ilaz Hysajt.
As mos dyshoni që pasi i kam lexuar “dy shakatë” e tij të njëpasnjëshme (si “krejt dynjaja”), edhe unë jam emocionuar meqë më bëjnë përshtypje tematikat që lidhen me etnogjenezën, me identitetin, por edhe me fenomenet njerëzore, siç është fenomeni “Zuckerberg”. Në anën tjetër, unë e kam një celulë në tru në të cilën e mbaj në çelës “idenë e dyshimit…!” Dhe, këtë, e kam si “pasojë” të gazetarisë.
Pasi e hapa këtë “celulë”, hyra në Facebook dhe e gjeta “CV”-në e Ilaz Hysajt. Vetëm e përshëndeta dhe pastaj e pyeta me dy-tri fjalë se çfarë ishte ky tregimi për Zukeckerbergun…! Pas një dite, më duket, mora një përgjigje që s’më bëri aspak përshtypje, sikurse s’më bëri përshtypje pastaj as vet Ilazi! S’duheshin më shumë se dy-tre sekonda për ta kuptuar shakanë e tij pa krip, pavarësisht nga ideja dhe qëllimi, meqë doli që “dy shkrimet e tij” ishin bërë me tendenca mizerable. Ani qysh se: mbi “emrin dhe mbiemrin” e babait të Facebookut…!
A e ka konsultuar z. Ilazi, gjeniun Zuckerberg në emër të të cilit beson se ua ka lëshuar mjekrën të gjithë shqiptarëve, duke krijuar iluzionin publike se “të gjithë shqiptarët janë kokëbosh”?
Mbase jo.
Prandaj, satira e Ilazit nuk besoj që ka ndërtuar mesazhin e imagjinuar, pavarësisht se ai mendon që “fasulja të cilën e hëngrën mediat ose shqiptarët, kishte kripë”!
E, s’kishte…
P.S. Për ironi të Ilazit, unë e di një rast që një figurë shumë e lartë në SHBA, madje aktualisht në pozitën e guvernatorit të një shteti atje, është pasardhës i një femre hebreje, e cila u strehua jo shumë larg vendit ku kishte jetuar “Hajdar Shtimja” i Ilazit për rreth gjashtë muaj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Amaneti i saj është plotësuar. Dy familjet, ajo shqiptare dhe ajo hebreje sot kanë marrëdhënie tejet miqësore. Kështu që, nganjëherë “analogjitë dhe satirat” mund të mos jenë krejt të pabazueshme… Ndryshe nga e Ilazit…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

E kaluara traumatike e JD-së nuk e shpjegon bulizmin e tij ndaj Ukrainës!

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës