Zjarrvënësi
Nikolla Gruevski është duke e degjeneruar Maqedoninë. Me formula të kombinuara veprimi, ai po i torturon me “elegancë” të gjithë: vendorët dhe ndërkombëtarët.
Ai është forcuar shumë përmes mandateve që i siguron nga koalicioni me shqiptarët. Pushteti i tij i veshur me nacionalizëm të shpifur, vjen e shkon si në ruletin rus! Dhe, ajo që bie në sy kudo në Maqedoni, është largimi i hapur i Nikollës nga demokracia dhe nga politikat stabile-rajonale.
Gruevski ka instaluar logjika qeverisëse të pushtetit të centralizuar. Kohëve të fundit, ka filluar t’i fryjë edhe zjarrit që prodhon konflikte etnike.
“Babagjani i bizaritetit ballkanik”, fërkon duart mes zjarreve ku piqen gështenjat bizantine. Por, ai ndrydhet vazhdimisht në lëvozhgën e stërkeqjeve historike dhe në zbrazësitë që ia krijon në shpirt mungesa e qartë e identitetit të tij nacional dhe të gjithë Maqedonisë.
Kur del në Kala, mediton dhe lundron në detin e politikave hibride që i kanë sjellë historikisht gadishullit tonë, më shumë varre se sa fleta dushku dhe më shumë lot se sa shi!
Enigmatikë sa s’bëhet, po kalëron kryesisht nën paragrafët e Megalloidesë dhe të Naqertanisë. Prandaj, ka ardhur koha që të thuhet se Nikolla s’mund të mbetet edhe më tutje i fshehur pas gjoja konfliktit me Greqinë, për emrin e Maqedonisë.
Maskë, kjo është maskë…!
Projekti i tij “Shkupi 2014”, është “ishulli” grek në Shkup. Në të vërtetë, ky po e shtynë Maqedoninë drejt arealit gjeostrategjik dhe gjeopolitik grek. Ka ardhur koha që të thuhet se Nikolla, gjithashtu, s’mund të fshihet pas gjoja ndërtimit të raporteve fqinjësore-ndërshtetërore me Serbinë, ndërkohë që ai po lëvron marrëdhënie vasale me këtë shtet. Lëvizjet politike dhe shtetërore të bëra kohëve të fundit me Serbinë, e diktojnë këtë.
Fshehtas, Nikolla po përpiqet ta stigmatizoj krejt Ballkanin. Politika e tij e ngjyrosur me ngjyrat e Rubikonit, po nxjerr flakë që lehtë mund të shpërthejë…!
Shtatshkurtër nga pikëpamja fizike, ka kohë që dëshiron të identifikohet me Aleksandrin e Madh. Kjo, pa të keq, na kujton metaforën lidhur me “mizën dhe buallin”! Jo, ai s’është duke e kërkuar identitetin e tij personal dhe të Maqedonisë nëpër Antikë, por po bëhet sikur po e kërkon. Në të vërtetë, ai po e aktron me gjenialitet këtë ide meskine, e cila tash e dy-tre shekuj është zhvatur nga Athina, në tentativë të hapur për ta falsifikuar historinë dhe për ta mbuluar me arkitekturë të betontë, arkeologjinë.
Gruevski është duke e luajtur lojën e huaj. Një ekonomist modern me kulturë shkencore gjermane, vështirë që mund të jetë kaq shumë i pasionuar pas antikitetit. Dhe, po t’ishte i pasionuar pas identitetit dhe antikitetit, ai s’do të mundte kurrë t’i urrente shqiptarët, por as bullgarët, dhe as grekët siç po bëhet se po i urren.
Maska që e mban në fytyrë, ka nisur t’i çirret! Tej maskës, ai po e zhvendosë “rolin antikë të Athinës” në Shkup. Kjo zhvendosje ka për qëllim që ta ruaj edhe më tutje rolin primar-global të popullit grek si popull antik, dhe ta pasqyroj gjeografinë e Ballkanit qendror si “gjeografi maqedonase”, që domethënë si gjeografi greke.
Se, dihet saktë: Maqedonia dhe maqedonasit u shpikën si shtet dhe si komb në Beograd, jo më larg se para dyzet viteve.
Ky pra është roli i tij prioritar-konspirativ. Prandaj, nuk duhet të jemi të befasuar nëse kryeministri aktual i Maqedonisë, i sheh shumicën e ëndrrave ose nëpër sheshin “Sintagma”, ose brigjeve serbe të lumit Danub. Të befasuar duhet të jemi për faktin se përse Nikolla lejohet në mënyrë të heshtur, por edhe të hapur që (në emër të stabilitetit në Ballkan dhe në Evropën Juglindore) jo vetëm ta karikaturizojë rrezikshëm Maqedoninë, por edhe ta greqizojë dhe edhe ta proserbizojë!
Ndoshta, nuk po e honepsin. Fizikisht mundet. Në mesin e një turme të rëndomtë njerëzish, Nikolla mezi do të vërehej…! Por, në politikë ai vërehet që larg. Jo vetëm fizikisht, ngjason me Vladimir Putinin. Besoj që ky (Putini) është idhulli i tij.
Nikolla e luan lojën e huaj bukur, ndaj shqiptarëve të bërë pikë e pesë në Tiranë, në Shkup dhe në Prishtinë. Dhe ai, kur të dojë i rrah shqiptarët, i vret, i përçanë politikisht, i injoron paskrupullt, ua ndryshon prejardhjen, historinë, arkeologjinë etj. Tamam, sipas skemave historike antishqiptare serbo-greke.
E luan lojën e huaj bukur po ashtu, edhe ndaj fragjilitetit euro-ballkanik, duke e kuptuar esëll që sistemi demokratik është një mundësi e mirë për të punuar nën rrogoz, kurse “prekshmëria eventuale” e kufijve evropianë është vet tmerri për Brukselin.
Epo, Gruevski s’fle ! Ai po e shndërron gradualisht Shkupin në një satelit orbital, ku do të pikëtakoheshin nesër edhe gjeografikisht Beogradi dhe Athina, dhe do t’i bëhej një çerdhe e bukur Moskës në hertlandin ballkanik. Nuk po ndërton marrëdhënie normale-të mira as me Brukselin dhe as me Uashingtonin. Dhe, as ndërmend s’e ka. Aspirata e tij s’është NATO. Politika e tij asimetrike është në prapaskenë simetria për të mbetur në Bizant.
Ky, Nikolla Gruevski, duket gjahtar i mirë. “Kalashnikovi” i tij godet në formë kompasi. Plumbat, një pjesë e tyre duken “qorr”, por kjo s’është kështu: të gjithë janë plumba të vërtetë, efekti goditës i të cilëve është i paafatizuar…!
Ai po e kthen përditë e më shumë fytyrën e tij politike-vasale edhe kah veriu. S’ka gjë të keqe këtu nga pikëpamja e bashkëpunimit dhe e ndërtimit të politikave paqësore-rajonale. Por kah po e kthen përditë e më shumë fytyrën e tij?
Shiheni se cila është korniza e vizitës dhe e bisedave në mes të delegacionit të Armatës së Maqedonisë të cilit i prinë gjenerali i Shtatmadhorisë së ARM-së, Goranço Kotevski, në një vizitë dyditore në Beograd, dhe shefit të Shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë, gjeneralit Lubisha Dinkoviq (pjesëmarrës në luftën okupuese serbe në Kosovë, më 1999): Të dy palët do të bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe hapat e ardhshëm në arsimin ushtarak, stërvitje dhe shfrytëzimin e qendrave rajonale për stërvitje.
Në kuadër të këtij takimi Kotevski do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac, ndërsa do ta vizitojë edhe Akademinë ushtarake dhe Institutin tekniko-ushtarak në Beograd. Njëkohësisht, pritet që Shkupi të binjakëzohet me Beogradin!
Krejt në fund të këtij shkrimi, një gjë duhet pranuar: Nikolla po shfaqet e shpërfaqet në skenën politike ballkanike si një makiavelist brilant. Si një zjarrvënës-neronist, i vërtet! Prandaj, kush nuk po e sheh që ai është “kali” greko-serb i Trojës, në Shkup…?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze