LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një banesë tre katëshe

Zjarr në një banesë tre katëshe

Kati i parë i një banese tre katëshe, në lagjen “Ali Demi” u përfshi nga flakët pasditen e së martës, duke rrezikuar dhe banesat përreth. Sipas policisë nuk ka të lënduar por, vetëm dëme materiale.

Mësohet se menjëherë në vëndin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrëfikëse, të cilat bënë të mundur lokalizimin e flakëve.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet paraprake për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit./Telegrafi/