Zgjedhjet në Shqipëri dhe mercenarizmi i kosovarëve
Sa ndot më vjen nga vardisja që kosovarët kanë filluar t’i bëjnë Edi Ramës. Kur dëgjoja Asllan Bajramin, korrespodentin e RTK-së nga Tirana se çfarë elozhesh i bënte Edi Ramës si patriot që ka vizituar Luginën e Preshevës etj. më vinte të vjell.
Deri dje Edi Rama ishte “i mallkuari” që “bënte punën e Athinës dhe Beogradit”, ndërsa tani brenda natës na qenka shndërruar në patriot. Çfarë ka ndryshuar brenda natës? Edi Rama as ka ndryshuar veprimet e tij, as retorikën e tij politike karshi Kosovës. Shyqyr Zotit, politika shqiptare në planin e jashtëm, qoftë në kohën e demokratëve, qoftë në kohën e socialisteve, ka qenë shume konsekuente, ka bërë gjënë më të mençur që ka mundur ta bëjë: ka ndjekur linjën amerikane.
Edhe politika ndaj Kosovës ishte pjesë e këtij kuadri. Kështu edhe Berisha, edhe Nano, edhe Majko, edhe Meta, e edhe Edi Rama, u bënë aq patriotë apo aq anti-kosovarë sa e donte politika amerikane.
Por, çfarë ndryshoi brenda natës? Edi Rama fitoi pushtetin. Ky është ndryshimi. Dashuria e kosovarëve ndaj Sali Berishës dhe urrejtja ndaj Edi Ramës u zhduk brenda natës. Brenda natës tradhtari u shndërrua në patriot, e patrioti në tradhtar. Kjo tregon mercenarizmin e kosovarëve. Por, lexuesit e këtij shkrimi në Shqipëri mos të mendojnë se janë burra më të mirë se sa kosovarët. Janë njësoj, janë vëllezërit e kosovarëve. Po të kishin interes nga pushteti në Kosovë, kështu do të silleshin edhe ata.
Këto zgjedhje treguan se Shqipëria nuk është më e ndarë: veriu blu e jugu roze. Kësaj radhe e gjithë Shqipëria u bë rozë. Por, në zgjedhjet e ardhshme ajo e gjitha mund të jetë blu. Ky fakt tregon se kombi shqiptar pas 100 viteve ekzistence është integruar më në fund..
Qeveria shqiptare në largim mori vendim që disa kategori shqiptarësh etnikë jashtë kufijve të Shqipërisë të pajisen me pasaporta shqiptare. Ky vendim i vonuar duket se është vetëm demagogji, për vetë faktin se pasaportat do t’u jepen vetëm atyre që nuk do t’u duhen. Shqiptaret e Maqedonisë, Malit të Zi e Luginës së Preshevës mund të lëvizin pa viza në Evropë. Për shqiptarët e Kosovës ka një arsyetim: ata tani kanë shtetin e tyre amë: Republikën e Kosovës. Por, pasaporta shqiptare nuk do t’u jepet shqiptarëve të Turqisë, të Sirisë, të Egjiptit, e vendeve tjera qe kjo pasaportë mund t’ju duhet. Kështu, ky vendim i Qeverisë së Shqipërisë duket jo më tepër se demagogji.
Zgjedhjet në Shqipëri treguan se qytetarët e Shqipërisë nuk janë të interesuar për bashkim me Kosovën. Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut fitoi më pak se 1 për qind te votave. Sado që mund të i janë vjedhur votat Aleancës Kuq e Zi, ky numër mbetet i vogël.
Pse është kjo kështu, e ka shpjegimin e vet historik.
Në kohën kur u formua Shqipëria si shtet, vetëdija kombëtare ishte tejet e ulët. Zaten, si mund të ketë vetëdije kombëtare te një populli që ishte analfabet në masën 95 për qind!? Vetëdije kombëtare kishin vetëm një pjesë e elitës së asaj kohe. Kjo ishte arsye pse Shqipëria u mjaftua në kufijtë që i përcaktuan Fuqitë e Mëdha.
Vetëdija kombëtare shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, u përhap gjatë dy luftërave botërore. E sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur këto vise iu bashkëngjitën Shqipërisë. Por, ky bashkim u perceptua ndryshe në Shqipëri e ndryshe në Kosovë.
Në Shqipëri u perceptua si një akt i dhunshëm ku ushtria italiane e sidomos ajo gjermane i solli kosovarët në pushtet në Tiranë. Përveç klasës politike të emancipuar kombëtarisht, masa tjetër nuk ishte në gjendje ta kuptonte e lere më ta mirëpriste. Kjo edhe ishte arsyeja pse luftën civile në Shqipëri e fituan forcat më të errëta politike (partizanët).
Në anën tjetër, kosovarëve ky bashkim u erdhi si parajsë, në kohën kur rrezikonin të jenë në fund të ferrit. Më 1939, Qeveria e Beogradit kishte nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Turqisë për transferimin e gjithë popullatës myslimane nga Jugosllavia në Turqi. Ky transferim, sipas marrëveshjes, duhej të fillonte menjëherë dhe të përmbyllej më 1945. Në vitin 1940 plani u realizua në masën 100 për qind. Në tremujorin e parë të vitit 1941 u realizua në masën 100 për qind. Por, me 6 prill 1941, Hitleri vendosi ta bombardoj Beogradin dhe ky proces u ndërpre.
Shqiptarët në gjithë ish Jugosllavinë jo vetëm që shpëtuan nga torturat e dëbimi, por atyre iu mundësua shkollimi masiv, pasurimi i skajshëm, e deri diku edhe mundësia për t’u hakmarrë ndaj dhunuesve të deridjeshëm. Për më tepër, kosovarëve iu mundësua për ta qeverisur Kosovën e Shqipërinë së bashku. Interesi i vetëm gjerman në Shqipëri ishte që në këtë territor të mos zbarkojnë rusët, anglezët apo amerikanët dhe për çdo gjë tjetër i lihej dorë e lirë Qeverisë në Tiranë. Dhe, kjo qeverisje u ndje thellë në jetën e kosovarëve.
Nuk ishin vetëm kryeministri Rexhep Mitrovica, ministri i brendshëm Xhafer Deva, nënkryetarët e Parlamentit Ilaz Agushi, Rexhep Krasniqi e shumë deputetë të tjerë, por ishin edhe qindra e mijëra nëpunës e zyrtarë tjerë përcjellës që gëzonin privilegjet e pushtetit.
Kështu, kur kosovarët flasin për bashkim me Shqipëri, ata e kanë në mendje këtë periudhë. Imagjinata e tyre është ta qeverisin Kosovën e Shqipërinë së bashku. Kjo ndjenjë u manipulua më vonë nga vetë ai i cili e luftoi më së shumti këtë lloj Shqipërie: Enver Hoxha.
Kosova është e ndarë trizash: Ata që bashkimin e mendojnë duke imagjinuar një Shqipëri e Kosovë si të kohës së Luftës së Dytë Botërore të qeverisur nga kosovarët, ata që e ëndërrojnë një Shqipëri me Kosovë të nënshtruar kulturalisht si në kohën e Enver Hoxhës, dhe ata që Kosova e Shqipëria ta bëjnë jetën e tyre veçmas duke u afruar gradualisht.
Është e qartë se pse në Shqipëri kanë një interesim aq të vogël për bashkim me Kosovën dhe pse në Kosovë ka një interesim pak më të madh. Zgjedhjet e fundit në Shqipëri ndihmuan që të kuptohet ky realitet. Në këtë kuptim Kreshnik Spahiu edhe pse nuk fitoi as 1 për qind luajti rrol historik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje