Zgjedhjet e 15 nëntorit, historike apo “histerike” për Kosovën
Shteti i Kosovës po hyn në një stad të ri të forcimit institucional dhe demokratik, ku zgjedhjet e 15 nëntorit janë barometri më i saktë i provimit final të testit të pjekurisë në kontekst të shtetndërtimit. Pavarësisht të arriturave në sistemin juridiko-kushtetues, (sistemi evropian i jurisprudencës dhe Kushtetutës-Ahtisariane), qytetarët e Kosovës nuk duken edhe aq optimist për ndonjë ndryshim rrënjësor në kualitetin jetësor të tyre, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.
Përderisa partitë politike vazhdojnë fushatën e tyre parazgjedhore, duke dhënë premtime të mëdha milionëshe (shpesh pa mbulesë), në anën tjetër qytetarët e shtetit të ri duken të jenë skeptik sa i përket plotësimit të kërkesave të tyre, për më shumë punë, përkujdesje shëndetësore dhe lëvizje të lirë (liberalizim vizash për në BE). Kur vijnë në pyetje premtimet për më shumë vende pune, kjo nënkupton futjen në funksion të teorisë së nepotizmit, të përcjellë me tenderomani dhe korrupsion të pambuluar. Ndërkaq, kur flitet për standardet evropiane, dmth., vihet në fokus unifikimi i ligjeve të BE-së, duke përfshirë edhe ato të homoseksualizmit, përderisa masat e gjera popullore vazhdojnë të futën nën ethet e një krize të rëndë ekonomike(mbi 55 për qind të papunë).
Gjendja e mjerueshme në Kosovë ka gllabëruar(mjegulluar) të ardhmen e qytetarëve të shtetit të Kosovës, duke ndikuar kështu edhe në rënien e disponimit qytetar për të dalë në votime, ku sipas sondazheve të fundit, nuk do të dalin as 30 për qind të votuesve. Dhe në fakt, as profili politik i tyre nuk është shumë i qartë (disponimi partiak), çka do të thotë se interesimi për ‘të nxehtit e partive’, duket të ketë rënie të dukshme.
Premtimet milionëshe para njerëzve të uritur
Partitë politike vazhdojnë të proklamojnë programe zhvillimore, punësim dhe ngritje standardesh jetësore, por në të njëjtën kohë qytetarët e vendit tonë, vazhdojnë të largohen nga Atdheu i tyre i dashur, shteti i Kosovës, duke kërkuar një kafshatë buke në shtetet perëndimore. Rasti i tragjedisë së Tisës nuk është as i pari, as i paparashikueshmi. Në fakt ky ishte vetëm një përshkrim i imazhit të ikjes masive të qytetarëve të Kosovës, të cilët më krenari iu bënë ballë të gjitha sfidave e luftërave, duke përfshirë edhe gjenocidin e para dhjetë vjetëve (shumica e tyre ende me plagë të hapura nga lufta) i lënë trojet e veta dhe marrin rrugën e ‘shpëtimit’ larg nga kujtimet stërgjyshore të tyre.
Kjo tragjedi e rëndë njerëzore e kombëtare shqiptare, ishte edhe një shuplakë qeveritarëve tanë, të cilët duhet kthyer më shumë vëmendjen kah populli dhe njerëzit e vuajtur të Kosovës. Ku ishin udhëheqësit institucional para tragjedisë së Tisës?-, apo ishin të dehur nga ethet zgjedhore duke kërkuar votat e qytetarëve, të cilët tashmë duken të lodhur dhe të zhgënjyer për ndonjë ndryshim pozitiv, pavarësisht premtimeve marramendëse. (Premtime të tilla nuk janë parë as një vendet e zhvilluara as në SHBA e Gjermani).
Këta njerëz të lënë përshtypjen se pas zgjedhjeve do të bëjnë namin. Zgjedhjet historike në Amerikë u cilësuan për faktin e një strategjie të re rimëkëmbjeje ekonomike në SHBA, pas ciklit të recesionit. Ndërkaq këtu tek ne u quajtën të tilla për faktin e monitorimit nga një KQZ, shumëpartiake, e udhëhequr nga vendasit, por jo edhe për faktin e ndonjë program të qartë zhvillimor. E kur kësaj i shtojmë edhe kërcënimin që i vjen popullit tonë nga virusi i shumë përfolur H1N1, tregon se ethet zgjedhore janë më të forta se ato virusale. Sipas të gjitha gjasave avazi i vjetër do të vazhdojë, qeverisje legale dhe demokratike, por pa vizion dhe strategji zhvillimore, makroekonomike.
Realisht edhe pas 15 nëntorit do të jetë një konfirmin i kodit demokratik (më shumë vota bëje pushtetin) për të vazhduar me majmërinë e atyre që sot mund të quhet si ‘bosët’ e shtetit e të politikës, e pse jo edhe të mafisë. Konfiskimi i dhjetëra kilogramëve të drogës mu në zyrat qendrore të Policisë së Shtetit, nuk është asnjë tjetër vetëm se dyzim i ndërlidhjes së mafisë me shtetit, ose rivalitetit të saj me shtetin. Mbyllja e sistemit të vrojtimit (kamerave, rojeve etj), mandej depërtimi në kodin sekret të dokumenteve zyrtare, duke përfshirë edhe vjedhjen e dokumenteve me vlerë, pa u arrestuar njeri, (pa u ndëshkuar asnjë zyrtar) është vërtet një element tjetër që jep pak shpresë për t’iu besuar atyre qe në dukje duke shumë gojë ëmbël dhe me ton të butë.
Kjo nënkupton se kot harxhohen para dhjetëra mijëra euro për proklamime politike, sepse pak kush mund t’iu besojë premtimeve, premtimeve dhe vetëm premtimeve. Kosova vërtet është shtet me ligje evropiane. Shqiptarët po ashtu janë dëshmuar si komb i civilizuar dhe i moderuar, por nuk janë vetëm anekset juridike ato qe garantojnë demokracinë absolute. Para se gjithash shqiptarët meritojnë të jetojnë së pari si popujt e tjerë evropianë (me kushte dhe standarde unike) për të vazhduar rrugën e suksesit dhe standardeve të kërkuara.
Ndryshe, prezantimi i Studimit të fizibilitetit të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës mbetet vetëm një pasqyrë hipotetike, duke i lënë në dorë qeverisë sonë një fletushkë me përmbajtje dhe synime për integrime evropiane. Në fakt duke pasqyruar prognozën e saktë mbi rrjedhën ekonomike të Kosovës ishte edhe një shkrim i autorit Adnan Abrashi i cili theksoi se më e dinjitetshme ishte varfëria në vitet e 70-ta, dhe në vitet e institucioneve paralele (1990-1999) – sesa sot, kur kemi buxhet prej 1.4 miliardësh!?
‘Përveç se ato si institucione janë të paguara mirë për këtë propagandë si fushatë, pa i dhënë aq rëndësi fjalëve të tyre teorike që reflekton se i kanë të mësuara përmendësh nga tekstet shkollore dhe trajnimet e shumta falas për demokracinë, më bie në sy një specifikë tjetër: Shumica nga ta janë ish student të Universitetit të Prishtinës dhe politologë të diplomuar në drejtimin e shkencave politike, degë kjo, që me arsyetim të mungesës së kuadrit adekuat ligjërues profesional, tanimë u shua së ekzistuari si katedër’. Më duhet të përfundoj me një thënie amerikane: “Mos më fol për dokrra dhe politikë, më trego zhvillimin ekonomik të tregoj për suksesin tënd”.
(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin