Revolta brenda BE-së kishte kohë që ziente, me zërat e pakënaqësisë gjithmonë e në rritje. Protestat kundër masave shtrënguese ekonomike dhe rritja e qëndrueshme e partive euroskeptike ishin lidhura bashkë. Megjithatë, nuk mund ta fshehësh tronditjen kur e di se një parti anti-BE kryeson zgjedhjet evropiane në Francë. Jo më larg se disa muaj më parë, Fronti Kombëtar u pozicionua në periferinë më të skajshme të politikës franceze. Kryeministri francez, Manuel Valls, nuk u përpoq aspak që ta shpjegonte rezultatin, apo të paktën të gjente justifikime për të. Ai foli shkurt duke thënë se këto rezultate përbëjnë diçka më shumë se një alarm, përbëjnë një tronditje, një tërmet të fuqishëm në Evropë.
Këto rezultate janë akoma më shqetësuese në Francë dhe Gjermani, pasi këto dy vende janë arkitektët kryesorë të projektit evropian. Tani, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen pretendon se rezultati është vetëm hapi i parë i betejës së gjatë “drejt lirisë, larg nga BE-ja”. Po çfarë ndodhi? Vota, sigurisht që ishte mjet protestues. Qeveria socialiste është përbuzur gjerësisht nga francezët, pasi papunësia mbetet në nivele të larta dhe ekonomia nuk i ka shpëtuar stagnimit. Le Pen luajti me mjaft zgjuarsi me këta elementë. Ajo e ka kuptuar mjaft mirë fobinë e francezëve ndaj emigrantëve, në një kohë kur të papunët numërohen në 26 milionë në BE. Duhet thënë gjithashtu se abstenimi ka ndihmuar mjaft në fitoren e Frontit Kombëtar. Fobi të tilla ndikuan edhe në vende si Danimarka dhe Austria, ku ekstremi i djathtë ka fituar terren. Po kështu, rezultatet në Greqi mund të lexohen vetëm nën llupën e krizës ekonomike.
Atje, zgjedhjet u fituan nga radikalët e majtë, SYRIZA. Fushata e saj u ndërtua pikërisht kundër planeve të kursimeve dhe planit të shpëtimit, duke argumentuar se këto kanë shkaktuar një katastrofë sociale. Megjithatë, duke parë se ekonomia greke është tkurrur me 26 për qind gjatë pesëvjeçarit të fundit, duhet të kishte dalë me e fortë nga zgjedhjet. Por me këtë rezultat duket se nuk e kërcënon aspak koalicionin qeveritar. Mjaft interesante është panorama në Itali. Matteo Renzi, kryeministër i ardhur nga qendra e majtë, arriti të fitonte, duke regjistruar një rezultat befasues. Partia Demokratike e Italisë mori rreth 40 për qind të votave në këto zgjedhje evropiane. Në vendin e dytë u radhit lëvizja “Pesë Yjet”, e komedianit Beppe Grillo, i cili për hir të së vërtetës është treguar mjaft radikal në fushatën elektorale.
Zgjedhjet në Itali treguan se votuesit janë mjaft të uritur për reforma të prekshme. Ndërsa Gjermania, e cila angazhohet më shumë se asnjë vend për mbijetesën e BE-së, na solli rezultate zhgënjyese dhe të frikshme. Një parti e re euroskeptike, AFD-ja, arriti të merrte 6 % të votave. Megjithatë, ajo nuk është krejt anti-BE, por është anti-euro. Nga Gjermania pritej më shumë, në një kohë kur pjesëmarrja në votime ishte e mirë, 43 %. Por, pavarësisht fondeve të shpenzuara për reklamimin e zgjedhjeve dhe pavarësisht promovimit të idesë se vota do të shërbente së tepërmi për të zgjedhur presidentin e Komisionit Evropian, fushata zgjedhore nuk i angazhoi aspak votuesit.
Presidenti francez, Francois Hollande deklaroi se zgjedhjet duhet të shërbejnë si leksion për BE-në. Ndërsa disa të tjerë, më optimistë se ai, thonë se 70 për qind e deputetëve të BE-së do të jenë pro saj dhe do të vazhdojnë të dominojnë agjendën evropiane. Sa i përket Italisë, rezultati ishte i pëlqyeshëm , pasi parti plëngprishëse si ajo e “Pesë Yjeve”, nuk do të munden të kërcënojnë jetën parlamentare. Nga ana tjetër, Evropa është mjaft e shqetësuar dhe e paduruar për rritje ekonomike dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.
Gjendja aktuale nuk është aspak e ëmbël, por ama nuk e kërcënon ekzistencën e Evropës si bashkësi. Deri më tani, fusha e betejës është përcaktuar, armiqtë e njohin njëri-tjetrin dhe nuk ka arsye për shumë frikë. Ka nga ata që mendojnë se zgjedhjet duhet të shërbejnë si mësim se Evropa duhet të reformojë veten. Kjo do të thotë që t’u jepet më shumë fuqi vendeve anëtare sesa vetë BE-së. Ndërsa të tjerë mendojnë se centralizimi do të ishte fati i pashmangshëm për një Evropë të Bashkuar. Por ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier, tha se fitorja e Frontit Kombëtar është kërcënuese. “Nuk ka dyshim se në PE po hyjnë shumë euroskeptikë dhe nacionalistë. Duhet të shqetësohemi për këtë”, tha ai.
(Marrë nga Shekulli. Autori është gazetar britanik dhe redaktor për Evropën në BBC)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania