LAJMI I FUNDIT:

Zëri, kyç në tërheqjen seksuale

Zëri, kyç në tërheqjen seksuale

Një studim i kolegjit Albright në Reading, ka ardhur në përfundim se përpos pamjes vizuale edhe zëri është indikator në atraksionet seksuale ndërmjet gjinive të kundërta.

Në eksperimentin e zhvilluar në këtë kolegj kanë marrë pjesë 45 studentë, të racave të ndryshme, 20 meshkuj dhe 25 femra, mosha mesatare e të cilëve është 21.6 vjeç.

Ata kanë komunikuar ndërmjet vete me anë të platformës online Skype, me ç’rast zëri i njërës palë, ndikonte tek pamja e shfaqur në palën tjetër, ndërsa aty ku zëri ishte më i ulët, tërheqja seksuale ishte më e lartë.

Përpos zërit të ulët, në tërheqjen seksuale luan rol edhe personi me të cilin bashkëbisedojmë dhe karakteri i tij.


Zëri i ulët është atraksion për femra tërheqëse, por jo dhe për ato serioze me karakter e qëndrim të fortë. Përfundimi e këtij studimi ka të bëjë me atë se njerëzit manipulojnë me zërin e tyre me njerëz të ndryshëm në situata të ndryshme. /Telegrafi/