Hulumtimet tregojnë që ngjashmëria psikologjike është tregues i mirë i kënaqësisë afatgjate në lidhje. Prandaj njerëzit të cilët dashurojnë në mënyrë të njëjtë kanë mundësi më të mëdha për të qëndruar bashkë, për ndryshim nga ata, stili i të cilëve ndryshon.
Hulumtimet psikologjike të kryera në tridhjetë e më shumë vitet e fundit kanë treguar që shumica e njerëzve përqafojnë një nga disa mënyrat e ndryshme, sipas të cilave dashurojnë, shkruan profesori britanik i psikologjisë, Richard Wiseman, në librin e vet “59 sekonda”.
Mënyra e zgjedhur zakonisht nuk ndryshon gjatë jetës dhe ka rol të rëndësishëm në përcaktimin e lidhjeve. Pyetësori në vijim do t’ju mundësojë të dalloni sa jeni të suksesshëm në tri mënyrat kryesore të të dashuruarit.
Lexoni deklarimet në vijim dhe vlerësojeni secilën prej tyre me një deri në pesë. Disa deklarime kanë të bëjnë pikërisht me llojin e caktuar të lidhjes, ndërsa të tjerat me bindje të përgjithshme.
Sa herë që keni mundësi, përgjigjuni në pyetjet duke menduar për partnerin që keni tani, apo nëse jeni beqar, kujtojeni partnerin e fundit. Nëse kurrë nuk keni qenë në lidhje, përgjigjuni në përputhje me bindjen se si do të kishit menduar apo do të ishit sjellë në një situatën e caktuar.
Me rëndësi është vetëm që të përgjigjeni sinqerisht.
Vlerësimi 1=nuk pajtohem aspak; 5=pajtohem plotësisht
1. Partneri/partnerja më ka tërhequr menjëherë pas takimit të parë.
1. 2. 3. 4. 5.
2. Kur bëhet fjalë për lidhjet, konsideroj atraktiv tipin e caktuar të personit, ndërsa partneri/partnerja i përgjigjet këtij ideali.
1. 2. 3. 4. 5.
3. Unë dhe partneri/partnerja kemi ndjenjën që jemi të bërë njëri për tjetrin.
1. 2. 3. 4. 5.
4. Vlerësoj lidhjet e dashurisë të cilat kanë dalë nga miqësitë e forta.
1. 2. 3. 4. 5.
5. Nuk mund të them saktë se kur jam dashuruar; më duket se kjo ka ndodhur gradualisht, gjatë një periudhe më të gjatë.
1. 2. 3. 4. 5.
6. Dashuria nuk është përjetim misterioz, por formë e theksuar e kujdesit dhe e miqësisë.
1. 2. 3. 4. 5.
7. Partneri/partnerja nuk do të ishte i/e lumtur po të dinte për disa gjëra që i bëj unë.
1. 2. 3. 4. 5.
8. Më pëlqen mendimi i argëtimit njëkohësisht me disa partnerë/partnere.
1. 2. 3. 4. 5.
9. Relativisht lehtë këndellem nga lidhjet e pasuksesshme.
1. 2. 3. 4. 5.
Rezultati: Ky lloj i pyetësorit mat tri mënyra kryesore të të dashuruarit. Bazohen në koncepcionet të cilat për herë të parë i ka prezantuar filozofi i famshëm grek Platoni, ndërsa psikologët i quajnë me emra që mbahen mend lehtë Eros (epshi, dëshira), Storge (afeksioni, dashuria, besnikëria) dhe Ludos (luajtja e lojës, aventura). Për të llogaritur rezultatet, numëroni pikët.
Pohimet 1. 2. 3 = Eros
Pohimet 4. 5 dhe 6 = Storge
Pohimet 7. 8 dhe 9 = Ludos
Rezultati më i lartë nga të tre tregon mënyrën tuaj si dashuroni.
Ngjashmëria psikologjike është tregues i mirë i kënaqësisë afatgjate në lidhje
Eros (epshi, pasioni)
Këta dashnorë kanë vizon të qartë të karakteristikave trupore dhe psikologjike të cilat duhet t’i ketë partneri apo partnerja. Kur e gjejnë çiftin e vet, shpesh përjetojnë dashuri në shikim të parë dhe nëse gjithçka zhvillohet mirë, lëshohen në lidhje të zjarrtë. Lidhjet e tilla zakonisht qëndrojnë disa vite, por në të njëjtën mënyrë edhe prishen, sepse dashuria e jetës së tyre ndryshon me kohë edhe më nuk u përgjigjet kritereve të vendosura. Kur ndodh kjo, Erosi pasionant përsëri niset në kërkim të shpirtit të ri binjak, transmeton Koha.net. Ekstrovert dhe zemërgjerë, ky dashnor pasionant ndihet i sigurt në lidhje dhe është i gatshëm që emocionalisht të afrohet me të tjerët. Në fazën fillestare shpesh është i çmendur nga dashuria, ndërsa në kulm të dashurisë pasionante pabesia as që i shkon ndërmend.
Storge (afeksioni, dashuria)
Këta dashnorë çmojnë besimin më shumë se epshin. Në vend se ta imagjinojnë partnerin e përkryer, ngadalë zhvillojnë rrjetin e miqve në shpresë që përkushtimi dhe besnikëria do të shndërrohen në lidhje të vërtetë dhe dashuri. Kur jepen, janë besnikë pasionantë dhe ofrojnë mbështetje dhe zakonisht lëshohen në vetëm një apo dy lidhje të gjata në jetë. Jashtëzakonisht janë altruistë dhe besnikë, shpesh të rritur në familje të mëdha dhe pëlqejnë të gjejnë mbështetje tek të tjerët.
Ludos (aventura, luajtja e lojës)
Këta dashnorë nuk kanë parafytyrim të definuar saktë të partnerit ideal, por shijojnë gjithçka që u ofrohet. Anojnë nga ndryshimet dhe eksitimet, nuk ju konvenon përkushtimi në lidhje, dhe shpejt kalojnë nga një lidhje e shkurtër në tjetrën. Këta janë të dashuruar që bredhin, të cilët u dorëzohen eksitimeve të gjuetisë. Nuk janë as besnikë e as të përkushtuar. Janë më neurotikë dhe të vetëdijshëm nga të tjerët dhe gati nuk kanë dhembshuri për ndjenjat e huaja. Pëlqejnë të rrezikojnë, ndërsa mënyra e tyre e të dashurit shpesh është e drejtuar me frikën që mos i lë partneri, dhe këtë e shmangin duke mos krijuar asnjëherë afërsi të madhe me dikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar