Zbulimi i sfinksit të ri
“Në pamje të parë, ka tre gjëra që do të donim të dinim rreth çdo konfkliti politik. Së pari, a mundet që të mbijetojnë të dy palët në konflikt ? Së dyti, a do të shuhet ai apo do të vazhdojë të ndodhë ? Dhe së treti, a mund të kontrollohet dhe të mbahet ai brenda kufijve të pranueshëm, apo mund t’i shpëtoj të gjitha kontrolleve dhe të bëhet vetë zot i fateve të atyre që janë përfshirë në të ?” ( Karl Dojç, “Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare“)
Brenda kontestit të shtrimit të këtyre tri llojeve të konflikteve politike, Kosova nuk bën pjesë as në llojin e parë, por relativisht e ka kaluar llojin e dytë, por mbetet të bashkëjetojë pa vullnetin e saj, çdo ditë, me kontrollin e konfktit politik, i cili kontrollohet dhe mbahet në kufijtë e pranueshëm, por, që format e eskalimit të tij, që manifestohen në dhunë ndaj komunitetit tjetër, e shndërrojnë në siç do të thoshte Dojç në “zot të fatit të atyre që janë përshirë në të “.
Fillimisht pas luftës, Veriu i Kosovës u vu nën një kontroll të shtuar ushtarak dhe policor nga bashkësia ndërkombëtare, dhe me gjasë u identifikua se mund të jetë burim i dhunës ndëretnike, që prodhon krizë politike varësisht se si këto forca organizohen, mënyra se si dëshirojnë t’i manifestojnë veprimet e tyre për të përfituar sa më shumë përkrahje politike, financiare dhe diplomatike etj.
Të njohura si struktura paralele serbe në Kosovë, të cilat janë konsoliduar dhe kanë fituar besimin te shumica e anëtarëve të komunitetit që i përkasin, kanë sfiduar shpesh institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, duke reflektuar negativisht në skenën politike, brenda një dhjetëvjeçari, kanë arritur ta vënë në “lojë” një pjesë të diplomacisë evropiane, e cila jo rrallë deklarohet në favor të ideve për ndarjen e Kosovës apo rritjen e shkallës së autonomisë për komunat veriore, bashkë me komunën e Mitrovicës e Veriore, e cila doli nga “xhepat “ e Planit të Ahtisaarit.
Kjo situatë para se të na e vinte mendjen në një “dyshim” hipotetik, se vërtetë, kur të konsolidohet funksionimi i komunave serbe, a do të fillojë një qasje më ndryshe e serbëve në integrimin e shtetit të ri të Kosovës, apo nuk do ta respektohet Kushtetuta dhe sovranitetin territorial ?
Ende pa u sajuar një përgjigje, serbët në veri, hapën një tjetër dimension të problemit, doli se ka të atillë jo pak, që janë refuzues të integrimit në institucionet e Kosovës, dhe dëshirojnë të bëhen pjesë integrale e Serbisë.
Para këtij fakti të pamohueshëm “rrënohen” si piramida të ngritura nga rëra, strategji qofshin vendore apo ndërkombëtare, ndërsa në vetëdijen e komunitetit shumicë të shqiptarëve, po shtohet bindja, e cila përgjigjen e mbyll në formën që mund të duket paranoike, se “dikush” nga të “mëdhenjtë” e paska lidhur kështu punën, me një marrëveshje që nuk po i shihet koka as trupi, si një lloj “sfinksi” i ri, por që një ditë mund të bëhet transparent.
Loja, e cila vazhdon të shpërfaqet në mënyrë episodike, në veriun e vendit, ka hyrë në një etapë komprometuese për institucionet e Kosovës, që ende nuk e kanë apo nuk po mund ta japin përgjigjen adekuate të reagimit, sepse kontesti politik ka elemente të bashkëdyzuara në relacionet ndërkombëtare, i cili kërkon unitet në veprime të koordinuara, të cilat ende mbesin të “konservuara” brenda kornizave të retorikës diplomatike dhe ushtarake.
Heshtja dhe mungesa e reagimit janë fenomene që na shoqërojnë nga paslufta e këndej, dhe, ata që konsiderohen tabori i kundërt i kësaj filozofie, asgjë nuk mund të thonë më ndryshe; prapa trajtave të opsioneve të ofruara, zhvishet qëndrimi të mos mbahet gjithnjë shpata në brez, por të bëhet reagim policor, ushtarak, i kualifikuar me gjuhën politike radikale : “çrrënjosje” të strukturave paralele dhe asgjë më tepër.
Pak a shumë nocioni i strukturave paralele është i njohur, por askush nuk ka bërë ndonjë kalkulim të saktë politik të proporcionit të shtrirjes së tyre, dhe, aq më pak, të shkallës së besueshmërisë që e gëzojnë nga komuniteti serb.
Dhe kjo e bën përjashtuese dhe aspak reale pretendimin për t’i konceptuar në suaza të grupeve të “margjinalizuara” dhe pa ndikim. Po të ishte kështu, do kishim lëvizje nga kjo pikë, dhe imagjinoni, se një realiteti i tillë mund ta afronte Serbinë drejt njohjes së pavarësisë, ndërsa anëtarët e BE-së do të ishin brenda një “pako” të njohjes së Kosovës.
Problemi në veri të vendit është politik, dhe si tillë duhet parë, i cili kërkon zgjidhje politike, më lehtë gjendet kur nga rrafshi i iluzioneve zbritet në rrafshin real për ta krijuar qasjen,e cila e zhbllokon një “konflikt të ngrirë”, që herë-herë merr trajta të një situate të “nxehtë”.
Ndoshta, ka nevojë të ridefinohen projektet e “bashkëjetesës”, sepse nuk vlejnë për secilin vend as kohë, dhe bëhen përjashtuese, kur njëri nga akterët shoqërohet me shpërputhje vullneti, dhe vepron vazhdimisht për ta për ta zhbërë .
Kësaj situate që është komprometuese dhe konfrontuese, Dojç do t’ia vinte përballë shembullin e “ Lojes së Pulës“, garë e njohur në SHBA, ku dy lojtarë i ngasin makinat me shpejtësi të madhe drejt njëri-tjetrit, dhe njëri nga këta lojtar para se të aksidentohet , shmang lëvizjen e makinës e shpëton jetën e tij dhe të kundërshtarit.
Në një shpjegim logjik-matematikor, Dojç jep rezultatin se lojtari i parë që refuzoi përplasjen i ka takuar ”risku” që të jetojë dhe jo të vdes nga lëvizjet fatale të garuesit tjetër. Por, shmangiet e vazhdueshme nuk garantojnë zgjidhje të suksesshme, përkundrazi…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin