Praktikisht asnjë marrëdhënie nuk sjell lumturi gjatë gjithë kohës. Për fat të keq, nuk ka asnjë përkufizim apo kornizë kohore për këto marrëdhënie të përgjumura. Por shenjat e përgjithshme janë të qenit i mërzitur dhe mungesa e interesit seksual apo aktivitetit në përgjithësi.
Ç’duhet bërë atëherë?
Që marrëdhëniet bajate janë një dukuri e zakonshme, kjo dihet dhe njerëzit kanë bërë shumë përpjekje në gjetjen e mënyrave për të shëruar ato. Para se të përpiqeni për rinovimin e një marrëdhënie, mos harroni se nuk ka asgjë të keqe me humbjen e një pasioni të vogël dhe kjo është normale. Gjëja më e rëndësishme është përpjekja për të mbështetur marrëdhëniet (nëse një person dëshiron) edhe gjatë këtyre periudhave të “intimitetit më të vogël.”
Ja një listë e mënyrave për të sjellë një marrëdhënie përsëri në kulmin e kënaqësisë, që transmeton Telegrafi.
MËRZITJA
Provoni aktivitete të reja. Të bësh gjëra së bashku me partnerin është padyshim çelësi për të mbajtur një marrëdhënie – por duke bërë të njëjtat gjëra gjithë kohën mund të çojë në mërzitje, e cila është e lidhur me uljen e cilësisë së marrëdhënies. Lërini fjalët dhe përpiquni për aktivitete të reja së bashku (p.sh. një frekuentim pishine, udhëtim në fundjavë, shkoni në një park argëtimi, masazh, etj) – aktivitete që mund të rrisin kënaqësinë në marrëdhënie. Dhe mos kini frikë nga “budallallëqet”! Bëni lojëra fëmijësh dhe gjëra që opinioni mund t’i gjykojë keq, por për ju funksionojnë për të rritur lumturinë e marrëdhënies.
Krijoni “listën e dëshirave të çiftit”. Punoni së bashku për të krijuar një listë me gjërat që ju doni të bëni së bashku si çift, pa kërkesën e ndonjërit (gatuani darkë së bashku një herë në javë, shkoni në një kafene apo librari, blini në një treg fermerësh). Pastaj zgjidhni tre dëshira nga lista dhe trajtojini ato gjatë tre muajve të ardhshëm.
Hidhini jashtë ekranet nga dhoma e gjumit. Merrini dhe largoni nga dhoma e gjumit, televizorët, laptopët, iPod dhe iPad, telefonat dhe çdo gjë me ekran. Kushtojini vëmendje njëri-tjetrit në vend të tyre.
Sajoni mini-takime. Jeni shumë të zënë për t’u takuar shpesh? Provoni të hani mëngjes së bashku, takim për drekë, apo caktimin e 20 minutave çdo mbrëmje për të folur me njëri-tjetrin.
SHERRET
Komunikoni në lidhje me nevojat e njëri-tjetrit. Të mbyllësh në një shishe dëshirat dhe nevojat mund të ulë sjelljen e mirë personale dhe kënaqësinë e marrëdhënies. Plus, kur nevojat në një marrëdhënie nuk janë përmbushur, shanset e pabesisë shtohen. Hapeni shishen, duke ndarë me partnerin tuaj atë që ju duhet nga një marrëdhënie, nëse kjo është mbështetje emocionale apo fatura e energjisë.
Evidentoni çfarë ju pëlqen në lidhje me njëri-tjetrin. Vlerësoni menjëherë me reagime pozitive (jo vetëm negative, të cilat ne jemi të prirur të përqendrohemi në një “fazë zënkash”) – duke bërë kështu që të ndihmohen të dy partnerët dhe të ndjehen më tërheqës dhe të sigurt. Sfidoni veten për “t’u ulur poshtë” dhe bëni një listë të gjërave që ju pëlqen në lidhje me partnerin tuaj e pastaj ndajeni me të.
Punoni së bashku. Jo vetëm që sjell një harxhim të djersës si rrjedhojë e një pune të motivuar, por gjithashtu mund të përmirësojë komunikimin në çift.
Bisedoni për problemet e njerëzve të tjerë. Është e lehtë për çiftet që të merren me të njëjtat probleme që janë marrë historikisht. Por mund të përfitojmë duke dëgjuar se si merren të tjerët me situata të ngjashme, sepse ato mund të na japin ide për ndryshimin e qasjes tonë – e cila shpresojmë se do të ndryshojë rezultatin e konfliktit.
Nëse jetoni bashkë, ndani punët e shtëpisë në mënyrë të barabartë. Shpërndarja e pabarabartë për punët është e lidhur ngushtë me emocionet torturuese. Studimet tregojnë se burrat dhe gratë që bëjnë punët e shtëpisë së bashku kanë edhe më shumë marrëdhënie seksuale.
Harroni konfliktet e kaluara. Mosmarrëveshjet duhen trajtuar mirë -, për shembull, duke praktikuar faljen dhe jo duke gjykuar njëri-tjetrin – parashikon emocione më pozitive dhe marrëdhënie të kënaqshme. Kjo mund të ndihmojë për të kujtuar, se ka më pak rëndësi të zgjidhet konflikti, se sa të trajtohet mirë njëri-tjetri. Edhe nëse nuk ka zgjidhje për momentin, duhet të gjendet.
SEKSI
Shihni diçka online. Aktiviteti seksual online me një partner mund të rrisë intimitetin dhe cilësinë e seksit fizik. Por për t’i mbajtur gjërat pozitive, kërkoni një website të projektuar për çifte.
Krijoni një “kuti fantazie”. Shkruani disa nga fantazitë që mund të mendoni, secili në një copë letër. Hidhini të gjitha në një kuti pastaj zgjidhni një prej tyre dhe veproni sipas asaj që shkruhet në letër.
Vendosni një orar për seksin. Hiqni dorë nga ideja se seksi spontan është mënyra e vetme për të bërë seks të mirë . Kur ne jemi shumë të zënë, seksi mund të jetë një nga gjërat e fundit që mund të na shkojë në mendje. Por seksi është gjithashtu çelësi për ruajtjen e intimitetit dhe kënaqësisë në marrëdhënie – kështu, që të dalë i planifikuar duhet vendosu një orar.
Seks ndërsa jeni larg. Do t’ju duhet të prisni gjithmonë për t’u argëtuar në fund të ditës. Mos doni të përdorni telefonin tuaj të punës? Më mirë krijo një e-mail për të komunikuar mesazhet e “pacipa”, ndërsa jeni larg.
Mos harroni kontaktet jo-seksuale. Përqafimet, masazhet, një krah rreth, etj., veprime të vogla si këto mund të nxisë ndjenjat e dashurisë.
ËSHILLA TË PËRGJITHSHME:
Mos u ndjeni keq nëse ju duhet të kërkoni mbështetje nga jashtë. Nuk është ndoshta një ide e mirë që të bëni terapi në çift për gjashtë javë apo më shumë. Por, për marrëdhëniet me afat të gjatë, terapia është një zgjidhje e arsyeshme (dhe nganjëherë është e nevojshme).
Mos harroni, jo të gjitha marrëdhëniet ja vlejnë. Marrëdhëniet kalojnë nëpër faza ku ndonjëherë afërsia mes njëri – tjetrit është më e vogël dhe ndonjëherë më e madh. Ndonjëherë ka edhe raste kur këndvështrimet dhe problematikat janë të pajtueshme. Nga ana tjetër abuzimi emocional, fizik dhe seksual nuk është kurrë i pajtueshëm. Në rastet e një abuzimi përpjekjet për të shëruar një marrëdhënie nuk vlejnë.
Puna me veten tuaj fillimisht. Kënaqësia e një lidhje është e lidhur me kënaqësinë personale të jetës , kështu që nëse një person është i lumtur në përgjithësi, edhe ata që kanë me të një marrëdhënie të caktuar ka shumë mundësi të jenë të lumtur. A nuk mbështetet tek ju një partner për ta bërë jetën tuaj më me vlerë, pavarësisht se ç’role keni në marrëdhënien tuaj? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju
Si ta keni “veglën” shuuuumë të madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos