LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Triumfoi projekti ‘E vërteta për Maqedoninë

Zaev: Triumfoi projekti ‘E vërteta për Maqedoninë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në konferencë për media në orën 02:45 pas mesnate në selinë partiake shpjegoi detajet e marrëveshjes së arritur sot në Përzhino për dalje nga kriza politike.

Marrëveshja përmban dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski në mesin e muajit dhjetor.

LSDM merr ministrin e brendshëm dhe ministrin për punë dhe politikë sociale, ndërsa në 5 ministri do të ketë zv/ministra me të drejtë veto-je, 3 nga LSDM dhe 2 nga VMRO DPMNE.

Do të zgjidhet edhe Prokuror special për çështjen e përgjimeve, me konsensus nga 4 partitë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 24 prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/