LAJMI I FUNDIT:

Xhuvani në Gjykatë për masën e sigurisë

Xhuvani në Gjykatë për masën e sigurisë

Pas tre muajve e gjysmë në kërkim nga policia, Kostandin Xhuvani do të dalë të mërkurën para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë. Ndaj tij, në mungesë është vendosur “arrest me burg pa afat”, pas ngritjes së akuzës për vrasje dhe shpalljes në kërkim.

Vetëdorëzimi në Policinë e Tiranës do ta lehtësojë pozitën penale të Kostandin Xhuvanit, edhe pse për tre muaj ai iu fsheh policisë, pas vrasjes së ndodhur më 12 shkurt 2011 në Qytetin Studenti.

Një tjetër rrethanë që krijon lehtësi, sipas organit të akuzës, është fakti se bashkë me avokatin e tij, Kostandin Xhuvani paraqiti në polici edhe armën e përdorur në vrasjen e shtetasit Alfred Musabelli.

Në këtë seancë nuk parashikohet të bëhet shqyrtim provash apo faktesh në lidhje me ngjarjen, por vetëm verifikimi i identitetit të të arrestuarit dhe më pas njoftimi i masës së sigurisë, raportoi Panorama./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori