LAJMI I FUNDIT:

Xherdan, ku je?

Xherdan, ku je?

Mbrëmë ishim dëshmitarë të një prej akteve më heroike të shqiptarëve që nga koha e pasluftës, ku djemtë tanë që e përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare, para 30 mijë serbëve i mbrojtën ngjyrat e flamurit me gjithçka që patën.

Zemrat e shqiptarëve anembanë botës u bënë mal nga veprimet heroike të Taulant Xhakës, Andi Lilës, Lorik Canës e të tjerëve, që e mbrojtën flamurin e Shqipërisë Etnike të mos binte në duart e serbëve.

Anembanë trevave shqiptare pati festë deri në orët e mëngjesit dhe të gjithë u solidarizuan dhe i vlerësuan lartë veprimet e futbollistëve shqiptarë, duke përfshirë këtu edhe figurat më të larta politike të Kosovës e Shqipërisë.


Granit Xhaka vazhdimisht ishte aktiv në rrjetet sociale duke e mbështetur vëllain e tij, si dhe shumë lojtarë të tjerë. Mirëpo, ajo çfarë na bëri përshtypje është se zëri i atij prej të cilit pritet më së shumti nuk u dëgjua fare.

Po flasim për Xherdan Shaqirin, idhullin e çdo shqiptari që në këpucët e tij ka të qepur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Po flasim për lojtarin të cilin Pep Guardiola e cilëson si rezervistin më të mirë në botë dhe njërin ndër talentet më të mëdhenj në botë. Po flasim për Xherdan Shaqirin, i cili ka rreth 1.9 milionë ndjekës në Facebook dhe që nuk iu kujtua të postonte as edhe një fotografi për t’i mbështetur djemtë shqiptarë për atë që bënë dje.

Organi disiplinor i UEFA-së ka gjasa që ta dënojë edhe Shqipërinë, kështu që duhet t’i hapësh sytë Xherdan, sepse nuk je një zë i vogël, por luan për Bayern Munichun. Thuaj një fjalë të paktën, sa ke ende kohë. Mos i humb edhe këta tifozë shqiptarë që kanë shpresa në ty!

Në trend

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori