“Xharrat” e gjykatësve… !
Askujt nuk i shkruan në ballë se ç’profesion ka, ç’shërbim kryen. Mu për këtë ekzistojnë uniformat. Dallohen njerëzit nga uniformat se kush çka është.
Shtresat e caktuara në shoqëri, bartin uniforma, veshje të njëjta, ushtarët, pylltarët, postierët, elektricistët, zjarrfikësit, punonjësit shëndetësorë, punonjësit e fabrikave, ata të hekurudhave, rojet në institucione, punonjësit e aviacionit… Uniformat i bartin edhe "njerëzit e ligjit", policët, prokurorët, gjykatësit, avokatët.
Politikanët e diplomatët nuk kanë uniforma, por edhe tek ta ka rregulla si duhet të vishen. Në takimet e tyre zyrtare politikanët s’ bën të ecin me ‘farmerka’, po me "tesha kat", ‘katëllik’, dhe me kravatë. Ndryshe, nëse s’e ke këtë ‘dekor’, bashkëbiseduesi s’ të marrë për serioz. Por, edhe politikanët vishen si qytetarët e rëndomtë, me xhinse, kur dalin në vikend, hyjnë në ndonjë restorant "pa protokoll".
Gazetarët vishen me rroba "të lehta", zakonisht me xhinsa, për shkak të natyrës së punës që kanë. Gazetarët s’kanë orar, punojnë ditën e natën, punojnë edhe atëherë kur gjenden ‘në pushim". Gazetarët, sipas etikës që kanë, edhe nëse gjenden në plazh të detit, nëse ndodhë diçka e papritur, nuk rrinë duarkryq, shkruajnë, bëjnë informatën…
Në një gazetë ku punoja, bosi i bërtet një redaktori pse ai ishte i veshur me ‘katëllik’, i ngërmohet: "Nesër dua të të shoh në redaksi me xhaketën xhins…", duke ia tërhequr vërejtjen paksa me shaka. Redaktorit të mençur i ra zhetoni, nuk ia prishi shefit, veproi siç tha ai.
Prindërit fëmijët e tyre, kur janë të vegjël i frikësojnë nga mantelbardhët, mjekët e infermieret, i frikësojnë që të mos lazdrohen se infermierja u jep injeksionin. Fëmijët kur shohin mantelbardhët frikësohen, qajnë, qajnë edhe kur e shohin berberin të veshur me mantelin e bardhë. Të marrët s’ frikësohen, kacafyten me çdo kë, me policët dhe të tjerët që i prekin në tel. Por, kur i shpijnë tek ordinanca e mjekut, infermierja posa t’u tregojë shiringun, ata bëhen të urtë, nuk bëzajnë. Kjo është psikologjia, bërja i urtë, posa dikush të sheh uniformën, ngjyrën e saj të bardhë.
Në sallat e operacioneve, mund të hyjnë edhe studentët e mjekësisë. Ka aty mantelbardhë, por kirurgët dallojnë, veshja e tyre është e gjelbër. Ndërkaq, në sallat e gjykimeve, në Kosovë, "njerëzit e ligjit" bëjnë gjyq pa uniforma, bëjnë përjashtim disa. Pse?
Në praktikën gjyqësore ndodhë që akëcili i akuzuar të gjendet në lajthim. I akuzuari e di se gjendet në gjykatore, ka përballë trupin gjykues, në përbërje, qoftë të tre gjyqtarëve, apo të pestëve. S’kaj tij, aktakuzën e lexon prokurori. I akuzuari bëhet nervoz, del nga takti, i drejtohet kryetarit të trupit gjykues: "Për ty po e di se je gjykatësi, po kush o qyky ngat meje që po më shan…". E ka fjalën për prokurorit që lexon aktakuzën. Në këso situatash, në gjykatore shpërthejnë të qeshurat, "prishet rendi dhe qetësia publike".
Aty ku ndahet drejtësia, në sallat e gjykimeve, subjektet e procedurës, prokurorët, avokatët, por edhe gjykatësit duhet t’i kenë të veshura "xharrat", rrobat e zeza, apo blu, me shenjat dalluese. Ndryshe, s’ bën. Gjykatorja s’ është kafene, as pazar..
Njerëzit kanë besim të madh në gjyqin. Kur ndokujt i ndodhë ndonjë padrejtësi, zihet me ndokë, shpreh pezmin:"Hajt se shihemi në gjyq…". Gjyqet assesi, në asnjë mënyrë nuk guxojnë të bien nën ndikimin e politikës. Para ligjit të gjithë janë të barabartë. Në gjyq flasin provat, jo thashëthënat. Gjithnjë duhet pasur parasysh thënien e gjykatësve të Romës së lashtë kur i drejtoheshin prokurorit:"Daho mihi facta, dabo tebi ius" që do të thotë – "Mi jep provat, ta ndajë drejtësinë".
Më herët, në Dukagjin, Drenicë e vende të tjera, "xharrat" dhe ferexhetë i bartnin gratë e besimit islam. Ferexheja nënkupton rrobën e zezë, me të cilën gratë myslimane mbulonin fytyrën dhe trupin kur dilnin nga shtëpia. "Xharrat" janë të ngjashme me ferexhetë.
Uniformat e gjykatësve, prokurorëve, avokatëve, në Amerikë, Francë, Britani, Gjermani, Itali…, por edhe në Tribunalin e Hagës, u ngjajnë "xharrave" që dikur i bartnin gratë e Dukagjinit, Drenicës…. Po kështu, gjatë ndonjë procesi, subjektet e procedurës bartin edhe paruka, "flokë kaçurrela".
Gjatë procesit gjyqësor të të ashtuquajturit "Grupi i Dukagjinit", në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në nëntor të 2002-ës, parukën e mbante prokurori i Unmik-ut, afrikani Kamudoni Niasulu. Pos kryetarit të trupit gjykues, francezit Maurice de Thevenard, ishin të veshur me "xharra" edhe dy bashkëkombësit e Thevenardit, avokatët mbrojtës Frederic Brassac e Nicolas Bedfel, por jo edhe kolegët e tyre shqiptarë.
Në njërën nga seancat e këtij procesi, më 15 nëntor 2002, në gjykatore gjendej edhe polici me maskë. Në raportin e gjerë për gazetën ku punoja e kam përshkruar këtë polic që mbante emblemën Romania:"Në kokë polici shtatgjatë, paksa i hajthshëm, kishte vënë një si ‘çorapë të zezë’, me tre vrima, të syve dhe të gojës…".
Pas luftës në Kosovë, "njerëzit e Unmikut" bënin gjyq të veshur me "xharra". Rrallë prej tyre nuk e mbante uniformën, si bie fjala mauriciusi Vinod Boolello, gjykatësi italin Maurizio Salustro etj. Bile, Salustro në procesin ndaj të akuzuarit të OKB-së, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje !, Albin Kurtit, gjatë seancave gjyqësore në Gjyqin e Prishtinës, në shkurt të 2008-ës, vinte i veshur me "farmerka" dhe kapelën "Nike". Po të paraqitej Salustro me këtë veshje në Itali, zyrtarët e këtij vendi do t’i jepnin "kartonin e kuq".
Gjykatësit që i ka zgjedhur UNMIK-u para nëntë vjetësh i kanë marrë teshat – "xharrat", por ato i ruajnë në ormane – ‘ për kujtim", nuk i veshin. Të rrallë janë ata që i veshin. Duhet të mësohen me këtë uniformë. Kjo vlenë edhe për prokurorët dhe avokatët. Pasi të kryhen seancat gjyqësore, në shtëpitë e tyre, apo në qytet le të dalin edhe me ‘ farmerka ‘.
Në Shqipëri pjesëmarrësit e gjykimit i veshin "xharrat". Pse të mos e bëjnë këtë edhe tanët në Kosovë? Aty ku bëhet gjyq, duhet të bie në sy edhe ikonografia, shenja e peshores së drejtësisë, çekani i gjykatësit, ngase kjo i shton seriozitetin këtij institucioni të shtetit
I pyetur se cili është opinioni i tij për uniformat e subjekteve të procedurës gjyqësore, avokati Tomë Gashi thotë:" Në gjykatat tona në të shumtën e herëve mungon serioziteti (përjashtim bëjnë disa gjykatës). Kjo vërehet edhe tek mungesa e bartjes së togave, që janë veshje e detyruar për pjesëmarrësit në gjykim, ku bëjnë pjesë gjykatësit, prokurorët dhe avokatët. Askund në botën e qytetëruar nuk mbahen gjykime me rrobe të rëndomta, qofshin ato edhe më elegante. Mungesa e veshjeve formale – togave e bën gjykimin joserioz. Me veshje formale të gjithë do të silleshin me më shumë respekt. S’bën që të huajt të na imponojnë këtë veshje, po vetë këtë ta bëjmë", spikati ai.
Më tej, avokati Tomë Gashi flet për ngjyrën e objekteve të disa gjykatave. Përmend ngjyrën roze, "pink", të objektit të Gjykatë Supreme të Kosovës, ngjyrën e portokallit – të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. "Portokallia e kësaj gjykate dallon prej emisionit të Portokallisë së Top Channel-it, ngase kjo e dyta është më serioze. Kësaj gjykate, shton ai, "i prin kryetari i saj, nën hetime penale, Anton Nokaj…".
Ç’ të them tjetër pos: Kambana bie për atë që ka vesh!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht