Për javë të tëra ka pasur një divergjencë të çuditshme mes atyre që përpiqen të parashikojnë se çfarë do të thotë koronavirusi për tregjet financiare dhe ekonominë botërore. Njerëzit në llogoret e tregtisë globale – menaxherë të zinxhirit të furnizimit, ekspertë të industrisë së udhëtimit, punëdhënës të mëdhenj dhe të vegjël – e paramenduan se do të kishte vështirësi të mëdha për bizneset e tyre.
Dhe, autoritetet e shëndetit publik druheshin fort se sëmundja mund të përhapej përtej Wuhanit të Kinës. Megjithatë, tregjet financiare dhe shumica e parashikuesve ekonomikë profetizuan se shpërthimi i virusit nuk do ta dëmtonte shumë ekonominë dhe fitimet e korporatave – ose të paktën, s`do të ishte asgjë që një ulje e normës së interesit apo edhe dy nga Rezerva Federale nuk do ta ndreqte dot.
Indeksi S&P 500, të mërkurën e kaluar arriti majat. Por, pas raporteve se infektimi po përhapej frikshëm në ekonomi të mëdha si Koreja e Jugut dhe Italia, një hije pesimiste zuri të binte mbi tregjet kryesore globale. Dhe që nga e mërkura e kaluar, S&P është tkurrur me më shumë se shtatë për qind.
Të martën bonot e thesarit në SHBA zbritën në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, duke lënë të kuptohet se investitorët duhet të presin dëme të konsiderueshme ekonomike, megjithë uljet e normës së interesit të Rezervës Federale. Mbizotëron një pasiguri e madhe lidhur me sa gjerësisht do të përhapet virusi dhe sa dëm do të bëjë. Vetëm tani bota financiare po kupton se çfarë rreziku i kanoset vërtet – dhe sa e ndryshme është kjo nga krismat e tjera të fundit në ekonominë globale, siç ishte lufta tregtare e vitit të kaluar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
“Është një gjë nëse bllokohet Wuhani, një gjë tjetër nëse bllokohet e gjithë Kina, një gjë tjetër nëse bllokohet e gjithë Azia dhe një krejt tjetër gjë nëse bllokohet e gjithë bota”, tha Patrick Chovanec, këshilltar i Silvercrest Asset Management dhe ekspert i ekonomisë kineze. “Kjo është arsyeja pse bindjet kanë ndryshuar – sepse është shumë ndryshe të kesh një vend të izoluar për disa javë dhe të kesh të gjithë ekonominë globale të bllokuar”.
Që nga përfundimi i krizës globale financiare më shumë se një dekadë më parë, investitorët kanë qenë ata më të alarmuarit prej rreziqeve të ndryshme, për shkak të tendencës për të humbur para. Çmimet globale të aseteve kanë pasur një marshim të qëndrueshëm për lart, pavarësisht krizës së eurozonës, luftës tregtare dhe çdo problemi tjetër që ka pushtuar titujt financiarë.
Pra, është e kuptueshme nëse investitorët do të tregoheshin të shpejtë në supozimin se koronavirusi do të ndiqte një model të ngjashëm – kjo do t`i jepte një goditje të vogël ekonomisë së Kinës, por nuk do të kishte impakt afatgjatë. “Menaxherët e portofolit menduan se kjo situatë do të ishte e përkohshme, “tha Megan Greene, drejtuese në Harvard Kennedy School. “Ata supozuan se ky do të ishte një virus kalimtar, se do të përfundonte shpejt bashkë me dimrin, dhe e fjetën mendjen se edhe po ta kishin gabim, bankat qendrore do të ndihmonin të zgjidhej i gjithë lëmshi”. Tregjet e mësuara me optimizmin mund të jenë më të rrezikuarat nëse virusi bëhet një pandemi globale që i shkakton probleme tregtisë në ekonomitë kryesore.
Lufta tregtare, në të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Kina vendosën tarifa për mallrat specifike të importuara, shkaktoi një rënie të konsiderueshme të prodhimit vitin e kaluar. Por, koronavirusi po dëmton edhe industritë e shërbimeve. Nëse autoritetet në ekonomitë e mëdha botërore fillojnë të mbyllin çdo strukturë ku mblidhet një numër i madh njerëzish – listë kjo që përfshin fabrikat, qendrat tregtare dhe aeroportet – dëmi mund të rezultojë i gjerë dhe i qëndrueshëm.
Kur vendet në një hotel apo avion mbeten bosh për javë të tëra, atëherë kjo është një humbje që nuk rikuperohet dot sapo biznesi rikthehet me fuqi të plotë. Që do të thotë se edhe kompanitë të cilat arritën të dalin pa u lagur nga lufta tregtare, mund të ekspozohen ndaj humbjeve për shkak të koronavirusit. Sa më shumë të zgjasë bllokimi i prodhimit në Kinë dhe sa më shumë të zgjerohet harta e vendeve të detyruara të marrin masa të ngjashme, aq më shumë do të shohim përhapjen e virusit të cënojë aftësinë e kompanive globale për të bërë biznes. /Shqip/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-780x439.png)
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet
![Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kemi.jpg)
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi