LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 21-vjeçarit shqiptar për racizëm

Vrasja e 21-vjeçarit shqiptar për racizëm

Policia greke arrestoi të shtunën dy shtetas grekë, një 22-vjeçar dhe një tjetër 28-vjeç, të cilët në bashkëpunim me dy të tjerë masakruan publikisht me thika, një të ri shqiptar.

Ngjarja ndodhi në orët e para të 30 marsit, në rrugën “Miauli” të zonës Psiri, pranë qendrës së famshme antike në Akropol. Viktima u qëllua me sende të forta karrige e thika dhe u la në rrugë duke dhënë shpirt.

Sipas policisë, katër grekët i morën jetën 21-vjeçarit shqiptar, pasi ai në gjendje të dehur kishte ngacmuar pesë femra, të gjitha greke, në ambientet e lokalit. Katër grekët vrasës, kanë kryer aktin kriminal edhe pse nuk kishin asnjë lidhje me vajzat dhe as me 21-vjeçarin dhe shokun që e shoqëronte.

Drejtoria e Policisë së Athinës tha se po hetohet për një krim racist dhe se është në kërkim edhe të dy autorëve të tjerë të masakrës./Telegrafi/