LAJMI I FUNDIT:

Vraponi për jetë më të gjatë

Vraponi për jetë më të gjatë

Nëse dëshironi të jetoni më gjatë që tani filloni të vraponi. Nëse vraponi tre deri katër orë në javë, ose bëni ndonjë aktivitet ekuivalent fizik, do të jetoni më gjatë dhe do të keni jetë më të shëndetshme.

Hulumtimet e reja nga Universiteti Stanford në Kaliforni, kanë dëshmuar se anëtarët e klubeve të vrapimit me moshë mesatare, janë shumë më pak të rrezikuar që të vdesin në moshë të re, në krahasim me ata të cilët nuk vrapojnë.

Vrapimi jo vetëm që zvogëlon rrezikun për sëmundjet e zemrës, por njëkohësisht zvogëlon rrezikun për zhvillimin e tumoreve dhe sëmundjeve nervore, siç është sëmundja Alzheimer.