Togfjalëshi më i përsëritur gjatë bisedave, në lajme, debate politike, madje edhe në premtime elektorale është Integrimi Evropian. Diskutimet mbi këtë çështje janë kthyer në temë aq të tepruar sa kemi përfunduar në një dukuri përsëritjesh. Rrugëtimi ynë, drejtë integrimit në Union Evropian (UE), nuk është thjesht nënshkrimi i disa qindra faqesh të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, apo heqja e vizave që do të nënkuptonte qarkullimin e lirë të njerëzve, por një sistem i tërë parimesh dhe zgjidhje problemesh sipas të drejtës së UE-së për respektim dhe funksionim të përbashkët vlerash dhe sistemesh. Andaj kërkohet që çdo nëpunës civil brenda administratës publike apo çdo gjyqtar brenda sistemit gjyqësor, të aplikojë të njëjtat parime komunitare që do të prodhonin të njëjtat efekte juridike.
Për më tepër, funksionimi i institucioneve demokratike, rirregullimi i marrëdhënieve ekonomike, si dhe mirëqenia e qytetarëve në vend, do të na e mundësonte anëtarësimin në UE. Vendet anëtare të Unionit Evropian, në veçanti ato perëndimore, themeluese të Unionit, kanë krijuar dhe normuar vlera civilizuese të atilla, saqë askush nuk mund t’i mohojë apo cenojë, madje përmes tyre e kanë krijuar edhe identitetin e të qënurit qytetar evropian (Evropean Citizenship). Mes tjerash, të kuptuarit, i të qënurit evropian nënkupton të lëvizësh i lirë, të njohësh lirinë e tjetrit, të njohësh të drejtat personale dhe detyrimet ndaj tjetrit, të njohësh të arriturat dhe meritat e tjetrit, të gjykosh drejtë dhe barabartë para ligjit, të respektosh të kaluarën dhe të punosh për të ardhmen.
Më 9 Maj 1950, ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, në deklaratën tij për krijimin e Komunitetit Evropian, mes tjerash thoshte: “Na duhet një Evropë e organizuar me vlera dhe vitale, që do të ishte e domosdoshme për civilizimin dhe pa të cilën nuk do të mund të ruhej paqja”. Kështu që ngritja dhe funksionimi i Unionit Evropian është i lidhur ngushtë me aplikimin e këtyre vlerave, andaj neve na kërkohet, si qytetarë, si institucione të Republikës së Kosovës, të jemi koshientë dhe respektues të po këtyre vlerave me bazë kushtetuese.
Miratimi i propozimit për krijimin e “Tribunalit” apo “Gjykatës speciale” nga ana e Kuvendit të Republikës (23 prill 2014), rezulton të jetë (sado e arsyetuar si kërkesë politike) arsye e mos funksionimit të gjyqësorit si i pavarur, si një nga shtyllat fondamentale të UE-së. Nuk duhet harruar, sidomos nga vendimmarrësit se, pavarësia ka të bëjë me sovranitetin e jashtëm ndërkaq mëvetësia shtetërore ka të bëjë me sovranitetin e brendshëm institucional dhe vendim-marrës. Andaj, dhe miratimi i krijimit të “Tribunalit” apo “Gjykatës speciale” me automatizëm nënkupton edhe bartje sovraniteti shtetëror.
Ndërhyrjet në ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë dhe legjislacionin tjetër vendor, ndërlidhur me aplikimin e legjislacionit nga ky “Tribunal” apo “Gjykatë speciale”, njëherazi tregon edhe betejën midis sovranitetit – sistemit ligjor të shtetit të Kosovës dhe sistemit ligjor ndërkombëtar. Ndryshimet kushtetuese nuk do të duhej të paraqisnin ndonjë risi, ngase edhe në Kushtetutën franceze të vitit 1793, thuhej: “Një popull gjithmonë ka të drejtë ta rishikojë, ta rishkruajë dhe ta modifikojë Kushtetutën e tij’, por, për çfarë nevojash dhe konsekuencash bëhen ato ndryshime këtu qëndron thelbi i ndryshimeve!
Jo rrallëherë ka ndodhur që komuniteti ndërkombëtar ka synuar dhe tentuar që ta organizojë shoqërinë sipas interesave të përgjithshme ndërkombëtare, duke mos llogaritur në sistemin ligjor vendor, sistem i cili mund të përdoret edhe për të mbrojtur pavarësinë – sovranitetin e jashtëm, nga ndërhyrjet e së drejtës ndërkombëtare në sistemin tonë vendor. Kohëve të fundit na ka rënë të dëgjojmë jo rrallë, pyetjet: Atëherë pse bëmë shtet? Pse luftuam të na gjykojnë të tjerët? Pse jashtë Kosovës?…
Sidoqoftë, nuk duhet harruar asnjëherë se qeveria e Republikës u sfidua në përpjekjet e saj, në rrugën e saj për të ruajtur mëvetësinë gjyqësore dhe kjo është për tu vlerësuar, ngase beteja për aplikimin e të drejtës ndërkombëtare padyshim zvogëlon sovranitetin shtetëror në këtë aspekt, ku duhet aplikuar sistemi ligjor i vendit. Çfarë mbetet të shihet në ditët në vijim, është se, kërkesa drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës për aprovim për themelimin e “Tribunalit” apo “Gjykatës speciale”, ishte apo jo e lidhur me fatin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe dialogut për liberalizimin e vizave?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania