Votimi për zgjedhjen e zyrtarëve shtetërorë është forma më e dukshme dhe më e rëndomtë e pjesëmarrjes në jetën e demokracive të sotme, si dhe më themelorja. Një shoqëri mund të quhet demokratike vetëm kur ajo është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të drejta.
Arsyet që i nxisin zgjedhësit janë po aq të shumta sa edhe shoqëritë dhe interesat që ato përfaqësojnë. Kuptohet qartë se zgjedhësit do të votojnë për kandidatët që përfaqësojnë interesat e tyre, por ato ndikohen gjithashtu edhe nga faktorë të tjerë. Një nga këto është përkatësia në një parti. Ata individë që shohin tek një parti politike interesat e tyre, janë më të prirë për të votuar, sesa ata që e quajnë veten të pavarur apo të paparti. Në të vërtetë, në sistemet me përfaqësim proporcional, zgjedhësit mund të votojnë vetëm për një parti politike, por jo për kandidatë të veçantë.
Ekspertët e shkencave politike kanë zbuluar një sërë faktorësh të tjerë, të cilët mund të ndikojnë në parapëlqimin e zgjedhësve dhe në rezultatet e zgjedhjeve. Kështu për shembull, vendet me sisteme përfaqësimi proporcional, ku çdo votë ndikon në përfaqësimin në legjislaturë, priren që të kenë rezultate më të larta se vendet ku fituesi përcaktohet me shumicën e votave në një zonë të caktuar.
Pozita ekonomiko-shoqërore, lehtësia relative për t’u regjistruar si zgjedhës, forca e sistemit partiak, përfytyrimi që krijohet për kandidatin nga mjetet e informacionit, shpeshtësia e zgjedhjeve, të gjitha këto ndikojnë në numrin dhe pjesëmarrjen e zgjedhësve në votime.
Në zgjedhjet demokratike, shpesh bëhen përpjekje jo për të përcaktuar se cili prej kandidatëve gëzon përkrahje më të madhe popullore, por se cili kandidat mund të arrijë të nxisë përkrahësit e tij që ta konkretizojnë mendimin e tyre në votë. Rreziku i përhershëm që mund të lindë nga largimi i dëshirës së zgjedhësve për të votuar, nuk është se nuk do të ketë njerëz që të ushtrojnë funksionet shtetërore, por se ata që do t’i ushtrojnë këto funksione, do të zgjidhen nga një numër gjithmonë e më i vogël zgjedhësish.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze