LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, pranga 41-vjeçarit narkotrafikant

Vlorë, pranga 41-vjeçarit narkotrafikant

Policia e Vlorës, në sajë të operacionit të koduar "Pavarësia", arrestoi të shtunën Skerdilajd Mitro, 41 vjeç, banues në Vlorë, për tregtim të lëndëve narkotike.

Gjatë një kontrolli fizik ushtruar ndaj tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr pluhur ngjyrë bezhë, e dyshuar si heroinë. Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 29.5 gr pluhur bezhë e dyshuar si heroinë, 260 gr lëndë bimore e dyshuar si marijuanë, një peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

Sasia e lëndës e dyshuar si heroinë, me një peshë të përgjithshme prej 30 gr, ishte e ndarë në 90 doza dhe ishte e destinuar për t’u tregtuar në qytetin e Vlorës./Telegrafi/