LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, digjet magazina me elektroshtëpiake

Vlorë, digjet magazina me elektroshtëpiake

Një magazinë me elektroshtëpiake u dogj të enjten në qytetin bregdetar të Vlorës, duke shkaktuar një dem, që sipas të dhënave paraprake, llogaritet deri në afro një milion euro.

Gjate pasdites së të enjtes, i gjithë kati i dytë i saj është përpirë nga flakët për shkak të përhapjes me shpejtësi të tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat edhe pas shumë përpjekjesh, nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin në kohë.

Flakët kanë përpirë të gjitha pajisjet e kompanisë, e cila e kishte vendosur mallin tek ish-magazinat e vjetra, pranë rrugës transballkanike. Dyshohet se flakët u shkaktuan nga një shkëndije elektrike./Telegrafi/