Klodiana Beshku
Viti 2017 u mbyll me një numër të lartë zgjedhjesh në vendet anëtare të Bashkimit Europian me një bilanc shqetësues: Forcat e ekstremit të djathtë ose kandidatë të këtij kahu politik u konfirmuan, ose u rikonfirmuan frikshëm. Në Holandë, në mars 2017, zgjedhjet shënuan një sukses elektoral për ekstremin e djathtë ku Partia për Liri (PVVPartij voor de Vrijheid) mori rreth 13,1% të votave; Në Francë zgjedhjet presidenciale në prill-maj 2017 sollën në raundin final kandidaten e partisë Fronti Kombëtar (Front National) të ekstremit të djathtë Le Pen, e cila i kërcënoi fuqishëm pozitat e Presidentit aktual Macron; Në Gjermani, në shtator 2017, partia ekstremisht e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD-Alternative für Deutschland) mbërriti e treta duke marrë më shumë se 5 milionë vota; Për t’iu vënë kapaku me zgjedhjet e tetorit 2017 në Austri ku Partia e Lirisë së Austrisë (FPÖ- Freiheitliche Partei Österreichs) me Heinz-Christian Strache, pasuesin e famëkeqit Jörg Haider, mori rreth 26% duke u pozicionuar gjithashtu e treta në rang kombëtar.
Ndërkohë, vitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet në Itali, ku Lëvizja Pesë Yjet (Movimento 5 stelle) dhe Lidhja e Veriut (Lega Nord) pritet të kenë pjesën e tyre të konsiderueshme të votave. Çfarë kanë të përbashkëta këto forca politike dhe si kanë arritur ato të fitojnë vota nga një numër i madh qytetarësh në vendet e tyre, vende me demokraci të konsoliduar si Gjermania, Franca, Austria, Holanda apo Italia?
Së pari, këto parti janë parti nacional-populiste, pra, parti të cilat luajnë me frikërat e pasiguritë e qytetarëve duke i përdorur në emër të interesit kombëtar.
Pra, këto parti, në emër të popullit e në emër të atdheut, prekin çështje të ndjeshme e prioritare për qytetarët: Jo më kot, idetë kyçe të fushatave e të diskursit të tyre janë: Emigracioni si produkt i globalizmit, terrorizmi si produkt i emigracionit, kriza ekonomike si pasojë e Integrimit Europian e mungesa e mirëqenies si pasojë e monedhës së përbashkët, euros.
Së dyti, liderët e këtyre partive janë të rritur bashkë me partinë e në politikë. Ata e njohin mirë përbërjen e partisë mëmë, dinamikat, rregullat e shkruara e të pashkruara, jo vetëm të partisë ku janë rritur e zhvilluar, por edhe të të gjithë shoqërisë së vendit ku kjo parti operon. Ky është rasti i Le Pen (Francë), Christian Strasse (Austri) e Salvinit (Lega Nord, Itali). Në këtë mënyrë, ata dinë se si të manipulojnë e të prekin aty ku duhet psikologjinë konjitive të një shoqërie të tërë me slogane e zhargone ksenofobë, nacionalistë e pragmatistë.
Së treti, këto parti përdorin një mënyrë komunikimi të drejtpërdrejtë, të ndihmuar nga teknologjia e rrjetet sociale të cilat e amplifikojnë mesazhin, shpesh të shkurtër e të deshifrueshëm për popullin. Jo rastësisht, rrjeti i preferuar i komunikimit nga liderët e mësipërm është “Twitter”-i, një platformë e cila të imponon të shkruarin shkurt e lejon që mesazhi të rimerret lehtësisht nga shumë të tjerë në kohë reale. Strategjia e tyre e komunikimit është ajo e “fushatës elektorale të përhershme”, duke qenë se ato janë aktive edhe në kohë normale, pra, larg fushatave.
Si rrjedhojë, partitë e ekstremit të djathtë në shumë vende të BE-së janë konfirmuar fuqishëm, duke u bërë, në rastin më të mirë, të pranishme në Parlament e në rastin më të keq anëtare të koalicioneve qeverisëse. Suksesi i tyre shpjegohet kryesisht me mungesën e identifikimit të qytetarëve me partitë e mëdha tradicionale të majta apo të djathta dhe me braktisjen e këtyre të fundit të kauzave e halleve të popullit. Partitë e mëdha tradicionale shquhen tashmë për zgjidhje “tampon”, pra, zgjidhje momentale të problemeve të qytetarëve, pa i shkuar në rrënjë problemeve ose të metave të sistemit, pra, pa e prekur sistemin.
Ndërkohë që partitë e ekstremeve të djathta, por edhe ato të majta, janë antisistem, pra, rreken të ndryshojnë gjërat që në gjenezë, duke propaganduar një të ardhme më premtuese për të gjithë. Një arsye tjetër është edhe braktisja e shtresave të paprivilegjuara e atyre në nevojë nga ana e forcave të majta e të partive tradicionale social-demokrate europiane. Si pasojë, në kushtet e një krize të përgjithshme ekonomike, këto shtresa e kanë pasur më të lehtë të identifikohen me parti të vogla të majta ose të djathta të cilat duket se janë më pranë shqetësimeve të tyre.
Në të njëjtën linjë shkojnë edhe braktisja e vlerave tipikisht të djathta ose atyre konservatore nga ana e partive tradicionale demokristiane në Europë e më gjerë, duke bërë që shpesh elektorati i djathtë të identifikohet më natyrshëm me partitë e ekstremit të djathtë. Shqetësimi që të shkon ndërmend kur sheh këto tendenca në vendet e zhvilluara demokratike ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku demokracia dhe institucionet e tyre janë ende të brishta.
Në këto vende ndoshta është herët të flitet për forca të ekstremit të majtë apo të djathtë, të cilat të mund të sfidojnë status quo-në e partive tradicionale, por megjithatë ato kanë filluar të lindin e të veprojnë në territoret e tyre. Nëse partitë tradicionale vazhdojnë të kurojnë imazhin apo fasadat, nuk do të jetë e largët dita kur partitë radikale të djathta ose të majta, me pragmatizmin, populizmin dhe fushatat e tyre komunikuese efikase, do të bëhen faktor politik edhe në vendet e rajonit.
Rasti i Vetëvendosjes, si shembulli më i mirë i suksesit të madh elektoral i një partie me elementë të së majtës radikale, është më i qarti në këtë drejtim. Koha kur qytetari i lirë, i emancipuar, i zhgënjyer me partitë tradicionale do të kalojë natyrshëm nga apatia e indiferenca aktuale drejt votimit të forcave të ekstremit të majtë e atij të djathtë, nuk do të jetë fort e largët. Në Ballkanin Perëndimor procesi do të jetë sigurisht i shtyrë në kohë, për shkak se edhe partitë e mëdha tradicionale janë më të reja në moshë se sa simotrat e tyre europiane, por, nëse ato nuk reflektojnë, atëherë procesi do të jetë i pashmangshëm edhe në këtë cep të Europës.
Ndaj lipset një afrim real i së djathtës drejt vlerave tradicionale të djathta, por mbi të gjitha, në shoqëri të varfra e të përvuajtura si këto të rajonit të Ballkanit Perëndimor, lipset afrimi i të majtës me vlerat e vërteta të majta, në kuadrin e social-demokracisë europiane: Ato të solidaritetit me shtresat në nevojë, të ndihmës sociale, të veprave publike që gjenerojnë punësim, të mbrojtjes së konsumatorit, të punëtorit, të rritjes së mundësive për të rinjtë që të rinjtë të identifikohen lehtësisht me të. Koha kur teknologjia, imazhet e sloganet e gjetura nuk do të mjaftojnë më nuk do të jetë dhe aq e largët dhe ulja e flukseve në votime ka dhënë sinjalet e para të këtij fenomeni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe