LAJMI I FUNDIT:

Viti 2019 ishte viti i dytë më i nxehtë në historinë e regjistruar të Tokës

Viti 2019 ishte viti i dytë më i nxehtë në historinë e regjistruar të Tokës

Viti i kaluar ishte viti i dytë më i nxehtë në historinë e regjistruar të Tokës, kanë bërë të ditur zyrtarë të Shërbimit të Monitorimit të Klimës pranë BE-së.

Në Evropë posaçërisht, viti 2019 ishte viti më i nxehtë në rekord, transmeton Telegrafi.


“Këto janë shenja të padiskutueshme alarmuese”, tha drejtori i Kopernikut, Jean-Noel Thepaut.

Temperaturat globale në 2019, ishin 0.6 Celsius më të nxehta se mesatarja në 1981-2010. Për më tepër, pesë vitet e fundit ishin 1.1C-1.2C më të ngrohta se epoka para-industriale.

“Viti 2019 ka qenë një tjetër vit jashtëzakonisht i ngrohtë, në fakt viti i dytë më i ngrohtë global në të dhënat tona”, tha Carlo Buontempo, kreu i C3S (Copernicus Climate Change Service), Shërbimi i Ndryshimit të Klimës në Kopernik.

Shërbimi gjithashtu zbuloi se përqendrimet e karbonit atmosferik që drejtojnë temperaturat më të larta vazhduan të rriten në vitin 2019, duke arritur nivelet e tyre më të larta në rekord në të gjithë planetin.

Shkencëtarët në Kombet e Bashkuara kanë thënë që emetimet e gazit të prodhuar nga serra, duhet të shkurtohen me 7.6 për qind çdo vit deri në vitin 2030 për të kufizuar të rritet temperatura në 1.5C.

Ndërsa ngrohja globale prej 1.5C do të ketë akoma efekte negative të konsiderueshme, efektet janë më pak të theksuara sesa nëse ngrohja arriti në 2.0C, bën të ditur Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC).

IPCC thotë se ndryshimi midis ngrohjes 1.5C dhe 2.0C do të zvogëlojë rrezikun e thatësirës katastrofike, zhdukjes, ngritjes së nivelit të detit, dhe se rreziqet që lidhen me klimën për shëndetin, jetesën, sigurinë e ushqimit, furnizimin me ujë, sigurinë njerëzore dhe rritjen ekonomike.

Ndërsa klimatologët janë të kujdesshëm për të lidhur ngjarjet specifike të motit me ndryshimin e klimës, viti 2020 filloi me një seri katastrofash natyrore që duket se lidhen me temperaturat më të nxehta, siç janë zjarret në Australi dhe përmbytjet vdekjeprurëse në Indonezi. Katastrofa të ngjashme pritet të bëhen edhe më të shpeshta me rritjen e temperaturave globale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori