Violina e Nasradin Hoxhës
Edhe pse me profesion ishte hoxhë me nam dhe njeri që predikonte dijen hyjnore në frymën e mësimeve të Zotit, i kapluar nga një momentet i skamjes dhe gjendjes së vështirë materiale për ekzistencë, Nasradin Hoxha kishte vendosur që ta plaçkiste dyqanin e bakallit të lagjes dhe përmes kësaj mënyre të paligjshme të siguronte për vete dhe familjen e tij disa artikuj të domosdoshëm ushqimor. Këtë akt të vjedhjes ai kishte vendosur ta bënte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta shihte askush.
Pasi në fillim u sigurua se nuk ka njeri të gjallë në rrugë, në kohën e caktuar, Nastradini iu afrua derës së dyqanit të “bakallhanes” së lagjes dhe me limën e përgatitur më parë filloi ta gërryente drynin e trashë me të cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmes, në at moment, aty kalon një bashkëqytetar i tij i cili menjëherë e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:
– Çfarë bënë kështu në pikë të natës hoxhë?
Nasradini, i zënë në flagrancë, u gjind menjëherë në situatë:
-Hiq! Vetëm po i bie violinës.
– Vërtet? Por, unë nuk dëgjojë asgjë nga kjo muzikë e jote? – e pyeti me mëdyshje bashkëqytetari?
– Ke plotësisht të drejtë, dashamir. Sepse, sonte ti sheh vetëm se si i bie asaj, ndërsa zërin e melodisë, do t’ia dëgjosh tek nesër – iu përgjigj Nasradini.
Jo rastësisht këtë artikull si metaforë e fillova me një anekdotë të Nasradinit të famshëm, e cila, mendoj se nga përmbajtja e fabulës së saj, figurativisht do ta pasqyrojë realitetin e kësaj situate tonë kosovare post AHTISARIANE. Apo, tanimë, sikur po na konvenon ta quajmë: asaj të “pavarur” dhe “sovrane”?!
Atëherë kur, mjaftë koka të shquara të inteligjencës sonë kombëtare, arsyeshëm, me urtësi dhe vizion të qartë i vërejtën disa lëvizje të dyshimta politike, apo, kur ata e dëgjuan shumë më përpara atë melodi të violinës së Nasradinit të cilën ne po e dëgjojmë tek sot, për këto vërejtje që na bënin ata, ne nuk nguruam fare t’i nënçmonim, anatemonim, izolonim, burgosnim, besa edhe t’i vrisnim.
Nën pretekstin gjoja të një modernizmi politik dhe evropianizimit kosovarë, ne i shpallëm “demode” zërat e vërteta të inteligjencës tonë kombëtare, të cilët, të shkrirë tërësisht në shpirtin kolektiv të popullit të vetë, flisnin ashtu si është, e jo ashtu sikur duhet apo kërkohet prej tyre. Vërtet ata me bindjet e veta nuk e përfillën trendin e ri të politikës nihiliste moderne, dhe as që i dhënë rëndësi asaj, duke tentuar që me çdo kusht t’na paralajmërojnë për ajrin e helmuar që ne e thithnim dhe për pasojat e saja që do t’i kemi më vonë.
Por, çka ndodhi me këta modernistë tanë nihilist? Asgjë e keqe! Ata nënshkruan Rambujenë, e çarmatosën UÇK-në, krijuan partitë e veta të moderuara, i fituan zgjedhjet, erdhën në pushtet dhe u pasuruan.
Në Kosovë, nuk ishin më në modë as zhargonet e tyre “revolucionare”, “ekstremiste” dhe “radikale” të komunikimit të demoduar politik. I zëvendësuan me terme më bashkëkohore, sikur bie fjala: Standarde, bashkëjetesë, multietnicitet; luftën e emërtuan si konflikt, përleshjet e armatosura si incidente, mjerimin dhe kolapsin ekonomik si fazë e domosdoshme e tranzicionit etj.
Të “anatemuarit” tanë, apo sikur i quajtën disa medie “moderniste”: “folklorist”, “nacionalist”, “majtistë”, “anarkistë”…e ku ta di si tjetër, edhe pse të plagosur në shpirt, gjenin ndonjëherë forcë të na thonë mos, e ne, hiq. Ata sërish mos, e ne prapë hiq!
Shumica prej nesh jetonim (sot e kësaj dite ende jetojmë) në ëndrra të këndshme përplot shpresa të rrejshme. Me optimizmin e një iluzioni të kushtëzuar të shtetësisë pa shtet. Sepse, kur ata në këtë mashtrim i binin violinës, dhe, edhe pse qëllimet e tyre të vërteta ishin si të Nasradinit, ne kurrë nuk dyshonin në virtuozitetin e interpretimit pa zë.
Nuk dyshonim, sepse ata ishin “hoxhë”. Ishin Nasradina. Andaj verbërisht edhe ju besonim. Por, gradualisht… ja se ku na erdhi puna?! Për shumë gjërat për të cilat tani ndoshta nga pak po na del gjumi, dhe, ku për këtë zgjuarsi tonin të vonuar, si shembull më të freskët, e kemi edhe aferën e fundit mes KFOR-it dhe FSK-së, këto dhe shenjat tjera, nuk janë asgjë tjetër, veçse tingujt e parë të akordeve të asaj melodie të “violinës së Nasradinit”, e cila , gjithmonë për ne po bëhet e dëgjueshme tek më vonë. Nesër…?!!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin