LAJMI I FUNDIT:

Vetëvritet ish-kryetari i Vaqarrit, arsyet të panjohura

Vetëvritet ish-kryetari i Vaqarrit, arsyet të panjohura

Ish-kryetari i Komunës Vaqarr, Skënder Drita, 55 vjeç, i dha fund jetës duke u vetëvrarë, me një plumb në kokë. Ngjarja u shënua rreth orës 22: 00 të mbrëmjes së të enjtes në banesën e familjes.

Dyshohet se vetëvrasja është kryer në kushtet e një depresioni të thellë, por shkaqet e vërteta të ngjarjes nuk dihen ende.

Skënder Drita ka qenë kryetar i komunës Vaqarr për tre mandate me radhë, i mbështetur nga Partia Demokratike. Në zgjedhjet e 8 majit, Drita humbi përballë rivalit socialist Gentian Myrta.

Mësohet se forcat e policisë së Tiranës, që mbërritën menjëherë në vendngjarjë, kanë nisur hetimet paraprake./Telegrafi/