VETËVENDOSJE – për një shtet ndryshe!
Të vetëdijshëm, se klasa politike e Kosovës në këtë dekadë të këtij fillim shekulli është karakterizuar me një politikë pasive, regresive, lëvizja VETËVENDOSJE u pa si imperativ i kohës
Më 29 të muajit që lamë pas, lëvizja VETËVENDOSJE! prezantoi programin e saj politik. Në një ambient të ngrohtë, ku ishin tubuar qindra qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, në mënyrën më dinjitoze, kjo lëvizje bëri prezantimin e programit të saj politik. Siç jemi në dijeni, intencë e lëvizjes VETËVENDOSJE, nuk qe asnjëherë lufta për pushtet. Përkundrazi, kjo lëvizje luftoi dhe do të vazhdojë të luftojë për shtet me qytetarë dhe pushtetarë aktiv.
Kosovës sot i mungon pushteti aktiv, dhe me një pushtet pasiv i cili në qendër të vëmendjes ka vënë interesin personal, duke anashkaluar të drejtat elementare për qytetarët e saj, vështirë të arrihen synimet tona kombëtare. Dhe përderisa kjo e vërtet është e pakontestueshme, atëherë Kosovës i nevojitet një pushtet dhe shtet ndryshe. Me pak fjalë, kjo është e vërteta faktike e cila këtë lëvizje të gjerë tashmë, e ka detyruar të kërkojë votëbesimin e qytetarit, e kjo me qëllim të ndryshimit të imazhit të kësaj të vërtete e cila qytetarin e Kosovës e ka zvetënuar në mënyrën e saj më të pamëshirshme.
Edhe pse formalisht Kosova e gëzon statusin e shtetit të pavarur, ajo kurrsesi të funksionojë si e tillë. Të vetëdijshëm, se klasa politike e Kosovës në këtë dekadë të këtij fillim shekulli është karakterizuar me një politikë pasive, regresive, lëvizja VETËVENDOSJE u pa si imperativ i kohës. Në këtë periudhë të veprimtarisë së saj, kjo lëvizje ishte tejet aktive duke ndihmuar drejtpërdrejt, me hapa konkret, në vetëdijesim e qytetarit të Kosovës për atë që po ngjet rreth tij. Kjo lëvizje në këtë periudhë të veprimtarisë së saj, ka shfaqur haptas pakënaqësinë e kompromiseve të dëmshme që i ka bërë pushteti në Kosovë, duke dëmtuar kështu imazhin e kësaj hapësire në gjeopolitikën ndërkombëtare.
Edhe pas dhjetë viteve në liri, qytetari i Kosovës po zvetënohet, po i humbet dinjiteti, po katandiset. Pra, edhe pas një dekade në liri, ky qytetar kurrsesi të fitojë epitetin e një qytetari me dinjitet. Qytetarët e Kosovës sot, janë ndër njerëzit më fatkeq të botës. Në një shtet ku mbi 50% e popullsisë është e papunë nuk ka se si të jetë ndryshe. Në kohën kur të gjitha shtet e rajonit, bile edhe Maqedonia artificiale e ka fituar të drejtën e lirisë së qarkullimit në Evropë, Kosova ka mbetur një geto e izoluar. Përveç tjerash ky izolim flet direkt se një liberalizim eventual i vizave për kosovarët, do nënkuptonte një zbrazje totale të Kosovës, dhe përderisa Evropa do ta rrezikojë vetën nga një fluks i madh i njerëzve që do t’ia mësynte asaj, vështirë të ndodh ky liberalizim.
E merituam ne si komb një trajtim të tillë pas gjithë asaj katrahure që përjetuam?! Merituan të rinjtë e Kosovës një trajtim të tillë, në një kohë kur shtetet e rajonit i prijnë proceseve integruese në strukturat euroatlantike?! Në asnjërën mënyrë. T’ia kujtojmë qytetarit të Kosovës se Sllovenia ‘fqinje’ për më pak se një dekadë të shtetëzimit të saj ka arritur të jetë kryesuese e radhës së Bashkimit Evropian.
Organizatat e ndryshme ndërkombëtare e renditin Kosovën ndër vendet më të korruptuara të botës. Kosova në sytë e qytetarit perëndimor është një vend i rrezikshëm ku ka kidnapime të njerëzve, mungon liria e shprehjes, është evidente dhe në rritje e sipër trafikimi i qenieve njerëzore. Pas të tërës së kësaj të vërtete, në Kosovë ngjajnë gjëra paradoksale. Një pushtet me një imazh të tillë, në shoqëritë e qytetëruara do të jepte dorëheqje të pa revokueshme, duke u ndjerë i fyer. Në Kosovë ngjet krejtësisht e kundërta. Përkundër, këtij dështimi me të cilën u karakterizua pushteti aktual; në të gjitha poret e jetës, ky pushtet kërkon prapë besimin e qytetarit të saj. Në një emërtim ndryshe kësaj i thonë; nonsens!
Qytetarët e Kosovës duhet edhe një herë t’i bëjnë një rekapitullim punës së këtij pushteti. Ky pushtet nuk ka ndonjë alternativë e cila çon vendin përpara, koha e zvarranikëve duhet marrë fund. Gjithnjë në këtë linjë, jam i mendimit se Kosovës i nevojiten njerëz të rijnë, të cilët kanë vizion të qartë se si shpihet vendi përpara, njerëz e kaluara e të cilëve nuk vihet në dyshim.
Një shtet ndryshe me një qytetar ndryshe, e shoh lëvizjen VETËVENDOJSE, të cilën në të njëjtën rrethanë e konsideroj edhe si imperativ të kohës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin