Bashkimi Evropian dështoi të bindte qeverinë e Bullgarisë të tërhiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Përpjekjet evropiane për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve u mirëpriten në Shkup, por ranë në vesh të shurdhër në Sofje. Si përfundim, konferenca ndërqeveritare për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, nuk do ta ngrejë sërish siparin, sipar i cili u bë më i rëndë se sa e dinim, me plot të panjohura e rebuse të reja prapa tij. Përgjegjësia apo merita për ketë i mbeti Bullgarisë.
Është një çudi e madhe se si një vend ish-komunist si Bullgaria, që ka pasur privilegjin të bëhet anëtare e BE-së me procedurë të përshpejtuar, të ketë në dorë veton për të bllokuar zgjerimin e BE-së me fqinjë të saj në rajon. Dhe, çfarë vetoje se! As për përmbushjen e standardeve dhe detyrave të caktuara nga vetë BE-ja dhe as për ndonjë incident a ngjarje tjetër të freskët të muajve të fundit. Vetoja bullgare ka të bëjë me kërkesa, pretendime e kushte për gjuhën dhe historinë e fqinjit të saj. Kërkesa pa lidhje me standardet e integrimit evropian. Kushte në kundërshtim me themelin e projektit të Evropës së Bashkuar. Me suksesin e saj, një veto e tillë e padëgjuar, që Bullgaria e nxori papritur nga sirtari apo mënga, i hedh në erë këto themele. Ajo prodhon precedentin që shërben për të penguar de facto zgjerimin e BE-së. Më tej, po të vijojë të jetë e suksesshme, vetoja bullgare do të shërbente lëkundjen, pse jo prishjen e ngrehinës së BE-së përmes nxitjes së pretendimeve të ngjashme. Evropa dhe Ballkani janë të pasura me pretendime të tilla nacionaliste.
Por, nëse shpërbërja e BE-së mund të duket si një fantazmagori, vetoja bullgare e suksesshme në vijimësi përmban elementet e një tentancioni real të shpërbërjes së Maqedonisë së Veriut.
Përveçse penalizojnë aspiratat integruese, ma merr mendja se pretendimet kushtëzuese të Bullgarisë ofendojnë identitetin e popullsisë maqedonase të Republikës multietnike. Nuk mund ta dimë deri në ç’pikë mund të lëshojnë qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ndaj kërkesave bullgare. Me siguri jo deri në vetëmohim të identitetit. Ka plot vende dhe popuj në botë që flasin një gjuhë, por kanë kombësi me vete. Ajo që dimë me siguri është se grupi i dytë etnik me status shtetformuesi në Republikën multietnike, shqiptarët autoktonë në trojet e tyre atje, nuk kanë asnjë arsye t’ua nënshtrojnë apo sakrifikojnë aspiratat e tyre evropiane kushteve dhe kërkesave pa asnjë lidhje me identitetin e tyre. Maqedonia e Veriut është vendi i tyre, shteti i tyre i pavarur, atdheu i tyre, të cilin e shërbejnë me përkushtim, përkrah etnisë maqedonase.
Shqiptarët janë pjesë e qeverisë së kryeministrit Zaev, siç kanë qenë pjesë e qeverive të mëparshme të Shkupit. Ata nuk janë parë të fërkojnë duart me rebuset që ka krijuar vetoja bullgare, përkundrazi, përfaqësuesit e tyre në qeveri i kemi parë në një linjë, të bashkuar në qëndrime me kryeministrin Zaev dhe kolegët e tyre të etnisë maqedonase.
Një frymë e tillë, pavarësisht diversiteteve politike për çështje të ndryshme, besoj se ekziston edhe në popull. Me besim te partnerët perëndimorë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë ta shërbejnë me vendosmëri projektin e republikës multietnike të integruar në BE. Por, askush nuk duhet të mendojë se ata mund të mbesin peng i strategemave të kundërta me këtë projekt.
Një çudi tjetër e madhe nga fronti i negociatave që nuk u hapën ishte bashkimi i Shqipërisë me fqinjin e saj lindore në pasojën e vetos bullgare. Përderisa gjithë vendet, përfshirë flamurtaren e deritanishme të pengimit, Holandën, u shprehen se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, nuk kishte asnjë arsye që vendi ynë të penalizohej dhe të paguante. Sigurisht kemi dashur e duam të jemi krah për krah me Maqedoninë e Veriut, kjo nuk diskutohet. Integrimi evropian i saj, sikurse i gjithë rajonit, është një e mirë e përbashkët. Por “lidhja” jonë pas fatit të fqinjit për shkak të vetos bullgare mban erë. Nuk kemi dëgjuar asnjë argument bindës pse na mbajtën “të pandarë”. Ndërkohë që kemi precedentin e anëtarësimit në NATO ku na ndanë.
Shqipëria kaloi, Maqedonia u ndal për shkak të vetos së Greqisë për çështjen e emrit derisa Athina dhe Shkupi gjetën zgjidhjen. E kemi thënë dhe duam ta përsërisim: Mbajtja e “mosndarjes” me një artificë ushqen në opinionin tonë publik teoritë se Evropa gjen gjithnjë rrugë të driblojë premtimet e saj të hapjes, duke e shndërruar integrimin në një gur Sizifi për ne dhe për vendet e tjera të Evropës Juglindore. Unë nuk dua ta besoj këtë, por ata që e besojnë e kanë një argument që nuk do të donim të bëhej provë: shtyrjen vit pas viti të hapjes së negociatave. Kësaj radhe e mori përsipër Bullgaria. Duhet të presim se çfarë zgjidhjeje do të gjejë BE për çlirimin e politikës së zgjerimit nga vetot pa lidhje me vlerat dhe standardet e saj. Në horizont po mblidhen ndërkaq re të një qielli tjetër që nuk është ai bullgar. Vetë dokumenti i dritës jeshile që hapi Holanda përmban një listë çështjesh dhe kërkesash shumë të rëndësishme, injorimi i të cilave mund të na verë përsëri përballë murit holandez radhën tjetër.
Holanda ka kërkuar nga SPAK hetimin e rasteve të mashtrimit zgjedhor, përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale të zgjedhësve nga Partia Socialiste, shitblerjen e votës, çështje të cilat janë pasqyruar edhe në raportin paraprak të OSBVE/ ODHIR-it. Nëse hapja e negociatave vjen me transparencën e plotë ligjore të fenomeneve negative që janë evidentuar në zgjedhje dhe me ndëshkimin e personave përgjegjës për shkeljet e kryera, suksesi dhe festa për demokracinë tonë do të ishte e dyfishtë. Është një mision dhe një barrë me vete për SPAK-un.
E vështirë, po të mbajmë parasysh faktin se sot duart e shumëfishta të krimit në pushtet dhe pushtetit në krim ia kanë dalë të pengojnë promovimin në organet e reja të drejtësisë të disa individëve që kanë guxuar të hapin dhe hetojnë dosjet e krimeve zgjedhore në vend. Për fat të keq, sa u takon krimeve zgjedhore, duke përjashtuar disa raste minore, Shqipëria ka shënuar “sukses” në drejtim kundërt me atë që kërkojnë partnerët. SPAK në këtë rast është thirrur në kauzë nga partnerët, nga publiku shqiptar dhe nga ligji të bëjë ndryshimin e madh, duke e kthyer suksesin në hullinë e drejtësisë. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni
Barcelona dhe Juventusi arrijnë marrëveshje për transferimin e Araujos
“Është turp që luajmë në Arabi Saudite”, Williams e thotë atë që të gjithë e mendojnë, por heshtin
Zgjerimi i sanksioneve të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, a është mesazh i rëndësishëm edhe për Kosovën?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?