LAJMI I FUNDIT:

Vendimet seksi të Vitit të Ri: Ju këshillojmë që t’u përmbaheni!

Vendimet seksi të Vitit të Ri: Ju këshillojmë që t’u përmbaheni!

Në vend të vendimeve të Vitit të Ri, të cilat tashmë nga pak janë bërë klishe, ndryshoni, tregoni se sa jeni të zjarrtë dhe mendoni se çka dëshironi në seks të përmirësoni.

Po ju japim disa propozime interesante dhe mënyra se si ato dëshira t’i zbatoni në vepër.

Provoni gjëra të reja
Pas kalimit të një kohe seksi shndërrohet në rutinë. Për ta bërë më interesant, vendosni që në Vitin e Ri të provoni së paku një lodër seksi dhe një pozë tjetër, transmeton Telegrafi. Bëni diçka që deri tani nuk e keni provuar.

Bëni më shumë seks
Për të ruajtur intimitetin, por njëkohësisht edhe për të ruajtur kondicionin, në Vitin e Ri le të jetë alternativa që shtrati të zgjojë seksin. Pas një dashuria fizike, do të flini gjumë edhe më të ëmbël.


Kënaquni më shumë me vetveten
Gjeni për veten një moment dhe kënaquni. Zbuloni trupin tuaj dhe lirojeni nga tendosja.

Zbatojeni një fantazi në vepër
Zgjidhni fantazinë për të cilën besoni që do t’i pëlqejë edhe partnerit tuaj dhe bëjeni realitet. Nëse fantazoni për seksin me dy meshkuj, megjithatë ju këshillojnë që të mos e kërkoni një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Vishuni seksi më shpesh se deri tani
Zgjidhni një ditë në javë dhe vishuni më shumë seksi. Rrobat eksituese, getet e vetëqëndrueshme, fustani pa brekë. Partneri me siguri do të jetë i ngazëlluar me vendimin tuaj, .

Kini më shumë vetëbesim
Provoni të vetëkënaqeni dhe dashurojeni trupin tuaj edhe më shumë. Pajtohuni me disa mangësi të vogla. Për partnerin me siguri do të jeni më e bukur kur jeni e relaksuar, e lumtur dhe kur keni vetëbesim. /Telegrafi/