Me vitin e ri keni nevojë për një regjim i ri në të postuar. Jetoni momentin, sepse ky vit ka rezervuar shumë gjëra të bukura që nuk mund t’i shijoni nëse jeni afër ekranit të kompjuterit ose telefonit.
1) Rifreskoni miqtë tuaj dhe ndjekësit. Kujdesuni të mbani njerëzit që vërtetë interesohen për përditësimet tuaja dhe qëndroni larg lidhjeve të pashëndetshme ose të panevojshme online.
2) Tregoni pak dashuri për LinkedIn. Në mediet sociale ajo ka mbetur si një fëmijë i vogël, i varfër dhe i neglizhuar. Pranojini ato ftesa që ju vijnë prej muajsh, përditësoni faqen tuaj të punës dhe shihni burimet që do të keni. Nuk e dini kurrë se çfarë karriere mund të bëni.
3) Shihni sa më pak Facebook-un nëse sapo jeni ndarë. Kur e shihni se nuk jeni gati të parë përditësimet e ish të dashurit tuaj në mediet sociale, pakësojini lajmet që u vijnë nga ai ose më mirë akoma fshijeni.
4) Fëmija juaj, nipi dhe mbesa janë të bukur, por ne tashmë e dimë këtë, nuk është e nevojshme që të jetë në çdo postim.
5) Përdorni sa më pak aplikacionet që ju ndryshojnë pamjen përpara se të harroni se si dukeni në të vërtetë. Është më mirë të përdorni një hashtag të ri #nofilter.
6) Mendoni përpara se të komentoni dhe argumentoni. Shpesh mendimet e zjarrta dalin menjëherë dhe bisedat mund të jenë të paqëndrueshme. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të shkruani më për atë çfarë besoni, por jini të kujdesshëm për reagimet që do të shkaktojë postimi juaj.
7) Përdorni më pak testet e Facebook-ut si: “Cili nga miqtë tuaj është më i mire”, “Ku do punoni pas 10 vjetësh”, “Sa fëmijë do të keni”. Këto mund të jenë argëtuese, por miqtë tuaj nuk duan t’i shohin çdo ditë, shkruan Anabel. Në fakt sa herë që ju futeni për të bërë këto testime, i jepni mundësinë faqes që të ketë qasje në informacionet tuaja personale dhe në listën e miqve.
8) Bëhuni aktivistë. Ndryshimi i fotos së profilit dhe asaj të kopertinës mund të bëjë që njerëzit të vetëdijesohen për një çështje, por vetëm kaq. Këtë vit provoni të sfidoni veten duke ofruar më shumë se një postim. Bëni një donacion sado të vogël për bamirësi ose firmosni një peticion që përputhet me besimet dhe vlerat tuaja. Kjo do tu japë më shumë kuptim kauzave që mbështesni në faqen tuaj.
9) Jetoni momentin. Viti i ri ka rezervuar shumë gjëra të bukura që nuk mund t’i shijoni nëse jeni afër ekranit të kompjuterit ose telefonit.
10) Nëse ende po përdorni një shkop për selfie, është mirë ta hidhni nga gremina. Viti 2015 kaloi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet