LAJMI I FUNDIT:

Vendet në tranzicion e kanë FMN-në adresë të vetme zhvillimore, kurse Kosova vetveten!

FMN-ja si promotor lëvizës i globalizimit

Që në fillim më duhet të theksoj se për të kuptuar rolin e Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN) duhet patjetër shikuar kontekstin e rrethanave që u krijua ky mekanizëm i rëndësishëm për perspektivën zhvillimore të çdo vendi në botë. E këtë kontekst disa e ndërlidhin me dukurinë e globalizimit apo procesin i cili përveç rirregullimit (transformimit) të raporteve, para së gjithash ekonomike, politike, shoqërore, e sidomos atyre kulturore midis vendeve, rajoneve dhe kontinenteve të tëra, rirregullon edhe përshpejton në masë marramendëse edhe procesin e raporteve ndërmjet dinozaurëve social e financiar siç janë Banka Botërore, Kompanitë Transnacionale dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, për të cilin po flasim në vijim.

Pa dashur të zgjerohemi më tej lidhur me procesin e globalizimit që tashmë është bë objekt i shumë analizave sociale, politike, ekonomike e sidomos sosh kulturore, duhet theksuar se për të kuptuar rolet e tyre patjetër është e nevojshme të vijëzojmë rrethanat dhe rolin që ato kanë aktualisht në botën e teknologjisë dhe informacionit. Pra, duhet konstatuar se agjensët apo promotorët kryesorë të procesit të shquar si proces globalizimit, sipas shumë analizave të gjertanishme teorike dhe asosh empirike u takojnë debateve dhe fakteve që krijojnë në nivel global institucionet e sipërpërmendura apo shkurtimisht: Kompanitë Transnacionale (KTN); Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Meqë për analizën tonë kemi Fondin Monetar Ndërkombëtar, atëherë me pak fjalë të shohim se kush është në fakt ky institucion?


Kur lindi dhe cili është historiku i FMN-s?

Nëse i adresohemi historikut të institucionit të cekur si mekanizëm rregullativ botëror, atëherë patjetër duhet të gjurmojmë edhe shkaqet e nevojës për FMN-në. Në fakt, kjo nevojë u shfaqë sidomos ne vitet ’30-ta kur në gjithë botën mbizotëroi një krizë e madhe ekonomike, financiare, sociale edhe politike. Pra, shumica e shteteve të kësaj kohe duke përfshirë sidomos Britaninë e Madhe, e cila në një mënyrë ishte një kampione e monopolit dhe koncentrimit të kapitalit global. Kjo periudhë përveç që do mbahet në mend përmes recesionit dhe krizës së madhe sociale, pra një varfërie të skajshme dhe tejet kërcënuese për gjithë kontinentin e Evropës, do mbahet ne mend edhe me një fenomen që ishte i veçantë dhe i paparë ndonjëherë në analet ekonomike e sociale të vendeve perëndimore, ku disa nga këto vende qenë kërcënuar edhe fizikisht, kurse disa tjera u detyruan të eliminojnë valutat e tyre nga tregu i këmbimit, kurse disa tjera sidomos u detyruan që valutat e tyre i shitnin në bursën botërore nën vlerën faktike që ato e posedonin.

Kjo situatë solli një sërë reperkusionesh dhe pasojash ekonomike për vendet e botës. Në këtë drejtim u mbajtën një seri konferencash e takimesh ndërkombëtare në mënyrë që të gjendej një zgjidhje për këtë gjendje emergjente dhe kolapse. Ideja në këto takime bilaterale ishte që të gjurmohej mekanizmi i cili në një mënyrë do të arrinte të frenojë këtë kolaps dhe këtë katastrofë sociale dhe ekonomike të vendeve dhe shteteve ekzistuese. Më në fund në vitin 1940 u arrit një marrëveshje mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, ku Harry Dexter White dhe John Maynard Keynes, propozuan formimin e një mekanizmi kontrollues financiar i cili do ta përcillte situatën ekonomike dhe atë sociale në botë, gjë që u materializua me formimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në qytetin Bretton Woods, New Hampshire, USA, më 22 korrik të vitit 1944, kurse Statuti i Fondit hyri në fuqi më 27. 12. 1945. Kjo është e tëra rreth formimit të FMN-s.

Çfarë roli ka sot FMN-ja

Sot ekzistojnë disa definicione lidhur me rolin që kishte apo ka akoma në skenën botërore Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Disa janë të prirë të shkojnë aq larg sa që këtë mekanizëm të rëndësishëm për zhvillimin e vendeve shteteve e shohin edhe si një institucion politik i cili shërben për manipulime dhe formë presioni mbi shtetet tjera. Por faktet flasin të kundërtën dhe ajo çka mund të konsistohet në këtë rast është se ky institucion ndërkombëtar në marrëveshje me 184 shtete të botës bënë përpjekje të krijojë parakushte për një stabilitet financiar e kushte të punësimit sipas logjikës së balancave ideologjike, politike e sidomos tyreve ekonomike.

Duhet cekur se ky dinozaur me fytyrë institucioni legal e legjitim dinë të befasojë shpesh herë me qëndrimet kontroverse sidomos kur janë në pyetje interesat kombëtare të ndonjërit prej vendeve anëtare. Po ashtu, FMN mund të kualifikohet edhe si një institucion global që u ofron para kesh vendeve anëtare që kanë nevojë kur zhytën në kriza financiare e ekonomike, sidomos e kemi rasti ne freskët atë të Greqisë, Portugalisë, Spanjës, etj. Roli i FMN-së, pra ka të bëjë decidivisht me: rregullat, instrumentet, shërbimet dhe organizatat për të zbatuar në përpikëri pagesat dhe kreditë e marra nga vendet dhe shtetet e ndryshme në botë. Është kriter i pranimit për të gjitha vendet anëtare procesi i verifikimit të kapaciteteve dhe aseteve nacionale në planin e këmbimit me vendet tjera. Pra lartësia e kuotës së këmbimit tregtar në një mënyrë në këtë institucion e determinon edhe fuqinë votuese të vendit anëtarë.

Shikuar me këtë dioptri çështja e “peshës” së çdo vendi gjykohet me “peshën specifike”, që në rastin e Kosovës si një vend i vogël duket tejet perferik edhe për shkak të anëtarësimit të vonshëm. Por, cili është roli i këtij mekanizmi shumë të rëndësishëm për vendet që janë akoma në tranzicion?

Sipas shumë analizave na del se në vija të trasha roli kryesor i këtij institucioni me përmasa dhe detyra planetare është kryesisht i ndërlidhur me: tendencat e promovimit të një bashkëpunimi dhe ndërmjetësimi global institucional financiar që ka si imperativ mbajtjen e konsultimeve ndërkombëtare në sferën e financave vetëm e vetëm që të mos shkaktohen probleme deficitare dhe asosh suficitare, pastaj me intencat e ofrimit të ndihmës për të krijuar një ekuibalancë apo një ekuilibrim të tregtisë ndërkombëtare; promovimi dhe mbajtja e një niveli konstant të lartë të punësimit dhe të të ardhurave, si edhe një zhvillim permanent të produkteve, me qëllim të ruajtjes së një ekonomie stabile dhe pa shtendosje të dukshme në marrëdhëniet ndërkombëtare; krijimin e parakushteve stabile për një jodiskriminim të valutave të vendeve dhe të shteteve të ndryshme nëpër botë; si edhe krijimin e paradispozitave për një sistem të vetëm të pagesës ndërmjet partnerëve të ndryshëm rajonal dhe subrajonal, së bashku me proceset e ndryshme të cilat shkojnë në disfavor të një këmbimi multirateral në botë.

Përveç mendimeve pozitive për këtë institucion ndërkombëtarë, ka të tillë që kanë vërejtje dhe sugjerime shumë të ashpra lidhur me të. Kështu psh. një ndër ekonomistët më të mëdhenj të shekullit të kaluar (sipas shumicës së ekspertëve të ekonomisë botërore), profesori i njohur Xhim Sakston (Jim Saxton), institucionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar e shquan si një ndër institucionet “më arrogante, më kontraproduktive dhe më destabilizuese” që kanë mundur ndonjëherë t’i ndodhin botës së civilizuar (!), dhe se ky institucion ndërkombëtar në esencë “posedon më tepër kapital sesa që në pamje të parë lë përshtypje në opinionin e gjerë ndërkombëtar. Realisht vendet në tranzicion, si adresë të vetme pothuajse kur janë në pyetje kapacitetet zhvillimore ekonomike, e kanë FMN-n, por disa nga to janë të zhgënjyera me faktet qe tash ne nuk kemi kohë t’i elaborojmë edhe aq shumë edhe për shkak se ata kanë arsyet e natyrës më tepër politike se sa aso ekonomike.

Kosova, me pretendimet e saja për ta monitoruar ky institucion i rëndësishëm ndërkombëtar, gjithsesi duhet të dëshmojë rrugëtimin e sajë integrues, por jo edhe atë konfliktuoz, siç ka bërë me rastin e mospërfilljes së standardeve për ngritjen e pagave. Mbetet për tu parë se cilën nga rrugëtimet do ta marrë Kosova në periudhën që po hyjmë, anipse ka shumë dilema të shfaqura kohëve të fundit nga ekspertët e ndryshëm…!?

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori