Gentian Gaba
Të gjithë e lexojnë George Orwellin. Kohë apokaliptike, përplasje qytetërimesh, kohë autoritarizmash, totalitarizmash, kohë pa kohë.
Ta themi si të duam, e vërteta është se kryevepra distopike e Vëllait të Madh orwellian pëlqehet në mënyrë të tejskajshme. Pëlqehet aq shumë sa shtëpia botuese e ka ribotuar në 75 mijë kopje në këtë janar. Komentues të ndryshëm argumentojnë se suksesi i këtij viti lidhet me ardhjen në pushtet të presidentit amerikan Donald Trump dhe të ashtuquajturave “fakte alternative”, sajesë e stafit të presidentit për t’iu përgjigjur gazetarëve për përmasën e turmës që mori pjesë në inaugurimin, përfshirë këtu edhe delegacionin e huaj më të madh, atë të politikanëve shqiptarë që u prezantuan poshtë foltores me kapele në dorë, si për të kryer një qokë të pakërkuar.
“Inaugurimi im ka qenë ceremonia me pjesëmarrjen më të madhe që është parë ndonjëherë edhe pikë”, komentoi Donald Trump.
Në këtë rast, New York Times foli për “shprehje orwelliane”, dhe libri 1984 mori sërish vëmendjen e lexuesve. Fjalori prestigjioz i Oksfordit përzgjodhi si termin e vitit 2016 “post truth” – përtej së vërtetës. Në një kontekst më të gjerë, ky koncept ka të bëjë me një kulturë politike në të cilën temat janë të karakterizuara më shumë nga emocionet dhe besimet e verbra se sa faktet reale, ku pikat qendrore të debatit përcaktohen dhe përcillen me anë të një bombardimi të vazhdueshëm me elemente retorike falë mjeteve të reja të komunikimit.
“Vëllai i Madh ju vështron”, ishte parulla në romanin 1984, e cila simbolizonte institucionet dhe praktikat që cenonin lirinë dhe jetën private të individit.
Përparimet teknologjike, të cilat kanë ardhur pranë nesh nëpërmjet ndryshimeve mediatike epokale, kanë krijuar një shpërthim të rrjeteve sociale, të cilat përbëjnë një transformim pervers të sistemit orwellian, në të cilin Vëllai i Madh sigurisht na vështron, por në fakt jemi ne që përqafojmë këtë sistem teknologjik me kontributin tonë vullnetar, me imazhe, video, mesazhe private ose publike në të cilat ne japim opinionet tona, shprehim qëndrime politike dhe sociale, stile dhe moda, të cilat përfundojnë në një “kazan” të madh, i cili përdoret nga mediat, politikanët dhe korporatat për të studiuar veprimtarinë tonë dhe për të na ofruar atë që ne pikërisht kërkojmë.
Ja pra që Vëllai i Madh transformohet në Pallatin e Ëndrrave, ku Mark-Zukenberg-Alemni pret “ëndrrat’ tona për t’i dekriptuar ato. Qëllimet e grumbulluesve të “ëndrrave” mund të jenë nga më të ndryshmet. Por, arsyeja pse pushtetarët janë gjithmonë në kërkim të mjeteve, pak a shumë etike, për të bindur qytetarët e gjejmë ndoshta të përshkruar te romani 1984: “Për njeriun ka vetëm një alternativë, të zgjedhim midis lirisë dhe lumturisë, shumica e njerëzve mes të dyjave preferojnë lumturinë”.
Jemi në një epokë të re në të cilën është vështirë të dallosh të vërtetën, cilësinë e lirisë dhe përdorimin e te dhënave që ne ndajmë në botën virtuale. “Alternative facts” dhe “post truth” janë dy neologjizma të kësaj epoke dhe qytetari digjital nuk është i përgatitur për këtë fushë, në të cilën Vëllai i Madh dominon, por në fakt ndihemi si vëllezër dhe motra të vetme.
Jemi të vetmuar në izolimin tonë ndaj centrifugës moderne të informacioneve. Ekrani i kompjuterit dhe i smartfonit që ndriçon fytyrat tona na ndan nga realiteti dhe e errëson atë; mjegulla e ngritur nga rrjetet sociale, portalet apo blogjet ka asgjësuar arsyetimin kritik dhe iu ka dhënë përparësi opinioneve përpara fakteve.
Besojmë se dimë gjithçka, por në fakt nuk dimë asgjë. Të turbulluar nga gjithë kjo “gjullurdi”, të vetmuar, por online, kemi një opsion: të limitojmë aksesin tonë në rrjetet sociale, 20-30 minuta në ditë, idealisht nuk duket e lehtë… apo jo?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë