LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i oficerit të vrarë: Nuk e dimë si ndodhi ngjarja

Vëllai i oficerit të vrarë: Nuk e dimë si ndodhi ngjarja

Një ditë pas shpërthimit në Poligonin ushtarak në Bigaz, ku mbeti i vrarë rreshteri Agim Mekollari, vëllai i tij Asllan Mekollari ka bërë këtë apel: “Të paktën të na sqarojnë se si ndodhi dhe kërkojmë siguri për fëmijët tanë”.

Ashtu edhe si shumë ish-ushtarakë të tjerë 52-vjeçari, babai i dy fëmijëve, detyrohej që të shkonte me kilometra larg familjes, për të siguruar të ardhura, ndonëse e dinte se puna që kishte zgjedhur mbarte me vete rrezikun. I vëllai thotë se Agimi ka qenë një ndër oficerët më të mirë të Xhenjos, por që vitet e fundit ishte i papune dhe u riaktivizua menjëherë pas nisjes së procesit të demontimit në tre vitet e fundit.

Të afërmit thonë se ndërsa ministria e Mbrojtjes ka pezulluar të gjithë procesin e demontimit ende nuk i kanë sqaruar se si ka ndodhur incidenti, raportoi Vizion Plus./Telegrafi/