LAJMI I FUNDIT:

Vdes turistja çeke në ujrat e lumit Vjosë

Vdes turistja çeke në ujrat e lumit Vjosë

Policia e Gjirokastrës njoftoi të martën se një turiste çeke humbi jetën në ujrat e lumit Vjosë, duke praktikuar sportin e kanoes së bashku me një grup turistësh nga Çekia prej 8 vetesh.

Turistët janë nisur nga fshati Petran, të ndarë në tre varka, për të vozitur në drejtim të qytetit të Këlcyrës. Por, varka ku vozitnin një çift turistësh, pranë vendit të quajtur "Fushat e fshatit Kuqar", është përmbysur si pasojë e një dallge dhe është përplasur pas një shkëmbi.

Përplasja ka qenë fatale për 34- vjeçaren, Mikaela Jonukova, e cila ka mbetur poshtë rrjedhës së ujit, në guvën e një shpellë dhe vetëm pas dhjetë minutash është bërë e mundur nxjerrja e trupit të saj të pajetë nga turistët e tjerë./Telegrafi/