LAJMI I FUNDIT:

Vdes 30-vjeçari, tentoi të vjedhë kabllin elektrik

Vdes 30-vjeçari, tentoi të vjedhë kabllin elektrik

Një 30-vjeçar në Librazhd humbi jetën të premten, duke u përpjekur të vjedhë përcjellës të energjisë elektrike. Ngjarja u tentua të fshihet nga dy të afërm të viktimës, bashkëautorë në tentativën e vjedhjes.

Sipas policisë së Librazhdit, 30- vjeçari Avni Alliu ka mbërritur i vdekur në spital, ndërsa dy kushërinjtë e tij Flamur e Nazmi Alliu kanë pretenduar se 30-vjeçari ishte i sëmure. Vetëm pas pak orësh e gjithë ngjarja është zbardhur, kur mjeket kanë konfirmuar se shkaku i vdekjes se Avni Alliut ka qenë kontakti me rrymën elektrike.

Dy të afërmit që tentuan të vidhnin kabllot e linjës elektrike, gjatë mesnatës në fshatin Hotolisht së bashku me viktimën, janë ndaluar nga policia e Librazhdit. /Telegrafi/