LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bllokimi i aksit Elbasan-Gjinar

Vazhdon bllokimi i aksit Elbasan-Gjinar

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëjnë me dije se, aksi rrugor Tiranë-Elbasan vijon të jetë i bllokuar, si pasojë e reshjeve që kanë shkaktuar rrëshqitjen e dheut.

Sipas njoftimit nga ARRSH, aksi Elbasan–Gjinar është momentalisht i bllokuar për shkak të cedimit prej më shumë se 1.5 m, të trupit të rrugës në fshatin Shelcan. Edhe aksi Cërrik-Banje-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll.

Si pasojë, rekomandohet kujdes për shkak reshjeve dhe përmbytjeve gjatë fundjavës. Rekomandohet shmangie e qarkullimit në disa nga akset nacionale në vend. ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. /Telegrafi/