Vallja e bande d’idiots…
Ajo çka po ngjet në veri të Mitrovicës, ka të bëjë me një thënie të shkrimtarit francez Viktor Hygo, i cili në romanin e tij "Të mjerët" vë në pah:"… ka shumë gojë që flasin e fortë pak kokë që mendojnë". Matanë lumit Ibër është xhungla, anarkia, ku qeni të zotin s’e njeh, institucionet tona nuk kanë qasje. Te Kroi i Vitakut hedhet vallja e djajve, në të cilën kërcejnë edhe "policët" serbë!
Si duket krerët tanë politik s’kanë plan përkatës për ‘pour la patrie’, atdheun, më tepër merren me deklarata politike, se sa me veprime konkrete. Me deklarata politike i dënojnë aktet e rebelëve serbë! Kësaj në popull i thonë: A je ispat që e munda turrecin…
Në kohën kur po "vlon" Kroi i Vitakut, Eulex-i doli me tezën që të nënshkruaj me Serbinë një të ashtuquajtur protokoll për bashkëpunimin policor. Një gjë dihet. Eulex-i, de lege, sipas Kushtetutës së Kosovës, nuk e ka pushtetin ekzekutiv. Andaj, në këtë kontekst, edhe sikur ta firmoste këtë protokoll, ky akt bilateral nuk do të ishte valid.
Marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale, pra edhe protokolli në fjalë, nënshkruhen vetëm nga shtetet. Këtë s’mund ta bëjë Eulerx-i, të nënshkruaj aktin në fjalë në emër të Kosovës. Kjo është logjika juridike.
Çfarë do të vendos Brukseli për çështjen e diskutueshme, kjo pritet të shihet.
Edhe pse është paralajmëruar se gjatë gushtit Izraeli do të njoh pavarësinë e Kosovës, kjo ende nuk ka ndodhur, Nuk kanë ndodhur as njohjet tjera. Nga ky vakum po përfiton Serbia që të aktivizoj propagandën e saj kundër Kosovës. Ajo tërheq vëmendjen, luan me kartën e Mitrovicës, për të paraqitur gjendjen zi e terr në këtë mjedis.
E përgatit "terrenin", ngase edhe tre muaj kanë mbetur kur pritet të nis procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Orvatet ajo të sigurojë "dëshmi" të reja për të kundërshtuar legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në asnjë gjyq, pra as në atë të Hagës, nuk shitet zhurma, fjalët, llafet, më keq se llafet, pallavrat, siç do të thoshte Hygo në veprën e tij të përmendur. Gjykatësit nuk hanë barë, gjykojnë e vlerësojë sipas fakteve e provave juridike, të cilat janë në anën e Kosovës.
Jo rastësisht nuk ndodhi bombardimi 78 ditësh i NATO-s në caqet serbe. Ketë finesë, pos fakteve të tjera jurididke që janë në favor të Kosovës, e ka parasysh GJND.
Presidenti serb Boris Tadiqi, ministri i tij Vuk Jeremiqi kohë më parë e kanë paralajmëruar fitoren e tyre në GJND. Krekosen ata: Ne do të triumfojmë… Gjykata në Hagë nuk është "skupshtinë", pazar që të vlerësohet sipas tekeve të këtij apo atij politikani, ndonëse, dihet, vendimi i kësaj gjykate është i karakterit këshillëdhënës, nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës.
Qëllim tjetër, s’do mend, është të ndalet turri i njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës. Mundohet Serbia t’ua "lë kile" vendeve më të fuqishme që e kanë njohur Kosovën, Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Kanadasë… Më parë mund të ndodhë kataklizmi i botës, se sa të realizohet ëndrra e Serbisë.
Jo rastësisht, këto ditë kryeministri rus Vladimir Putin, "i ngre veshin" Serbisë, me një deklaratë të tij se si Moska i ka njohur dy rajonet e Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, duke aluduar se kështu duhet të veproj edhe "vëllai i vogël", Serbia. Burrështetasit nuk i thonë gjerat troç, përdorin gjuhën diplomatike.
Askund në botë, pos në Kosovë, nuk ngjet që policia t’i ketë dy komanda. Policia e Kosovës ka një komandë, tjetër kanë ata në veri të Kosovës, që mbajnë uniformën e kësaj policie. "Policët" serbë marrin komanda krye në vete, thuajse janë në shtet tjetër, e jo në Kosovë. Njerëzit me uniformë, i "bien pusit", nuk e kanë dert se në radhë të parë shkelin Kushtetutën, por edhe Ligjin e policisë, ashiqare u dalin në mbrojtje sulmuesve, atyre që bëjnë zhurmë, fjalë, që shtinë nga armët e zjarrta.
Kur policia ‘del nga kontrolli’, në vend se të ruaj rendin dhe qetësinë, hynë në zonën kriminale, ia mbanë anën kriminelëve, kësaj i thonë krim. Një veprim i këtillë, siç do të thoshin francezët, ka të bëjë me bande d’idiots.
Komandat, jo nga Prishtina, po nga Beogradi, "policët" i ndërmarrin me vetëdije për të krijuar një imazh të keq se serbët kanë presion. "Kamikazët" e këtillë, të cilët s’trembën se i "kap" ligji, shtiren se po mbajnë rend e qetësi, pa e vrarë mendjen se aktet e tyre po i vëren bota e qytetëruar.
Në këtë kontekst, nuk ishte e rastësishme vërejtja e ministrit francez për çështje evropiane, Pierre Lellouche, i cili në Paris i tërhoqi vëmendjen zëvendëskryeministrit të Serbisë, Bozhidar Gjeliqit, duke "ftuar Beogradin që të adoptoj një qëndrim konstruktiv për Kosovën… dhe të tregoj më tepër realizëm në kuptimin e një pajtimi eventual, derisa vendet e tjera evropiane e kanë bërë".
Ministri Lellouche ia "ngehu veshin" Serbisë që të korrigjojë politikën e vetë sa i përket Kosovës, të jetë "më konstruktive".Ky ishte mesazh i qartë, i thënë ‘pa dorëza’. Ministri Lellouche transmetoi politikën e vendit të vetë që ka ndaj Kosovës. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, edhe para se të shpallet shteti i Kosovës, nxënësve francez u ka mësuar ‘hartën e Kosovës’.
Komandanti i policisë në veri të Mitrovicës, kapiteni Milija Millosheviq, merr guximin të devijoj zinxhirin komandues. Ndaloi punët në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve. Për të thuhet se kanë nisur hetimet rreth asaj se ka keqpërdor, apo jo detyrën zyrtare, nëse po, ndaj tij mund të merren masat për suspendim nga puna…
Polici identifikon shtetin, në rastin konkret shtetin e Kosovës, i pëlqeu kjo apo jo Milija Millosheviqit. Por, përse ai shkeli në dërrasë të kalbur, hyri në zonën kriminale, do të përballet me ligjin. Nëse ai fajësohet të ketë devijuar zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, do ta ketë vendin brenda grilave. Ligji është ligj, askush s’është mbi ligjin. Shpata e drejtësisë i "kap" edhe presidentët e shteteve, e lëre me një komandant të policisë.
"Jurish, jurish", kjo është fjala që përdoret më tepër matanë lumit Ibër. Serbët e rebeluar, të zhytur në urrejtje, turren kundër fqinjëve të tyre shqiptarë. Nuk i lënë të qetë shqiptarët të rindërtojnë shtëpitë e tyre. E bëjnë këtë, jo pse janë trima, po pse miklohen, kanë mbështetje nga faktori ndërkombëtar, OKB-ja në miniaturë, që i përkrah kërkesat e tyre.
Gjithnjë, u mor vesh, "njerëzit e UNMIK-ut", arsyetohen se shkelësit e ligjit, serbët, s’bënë të preken "për shkaqe politike". Finesa "për shkaqe politike" i ka trimëruar serbët, të cilët i dalin përpara "trenit", s’donë të ndiejnë se ka rregulla e ligje në tokën e shtetit të Kosovës. Si duket janë bërë imunë, fare nuk po ndiejnë as për pjesëtarët e NATO-s.
Flitet se në turmën e të rebeluarve ka "njerëz të MUP-it", të armatosur, të cilët me "toki – voki" merren vesh se si të sulmohen rivalët e tyre, hedhin gurë, shtinë nga armët e zjarrta, hedhin, madje, edhe me granata … Policia, edhe ajo e Eulex-it, në vend se të shpartalloj atë çerdhe ekstremistësh, bën sehir, nuk i zmbraps. Politikanët serbë, të tipit të Boris Tadiqit, Goran Bogdanoviqit i fërkojnë duart, gëzohen për jetësimin e skenarit të tyre.
Merreni me mend, del tipi, pjesëtari i strukturave paralele serbe, mban konferencë me gazetarë të cilëve u thotë se shqiptarët te Kroi i Vitakut duhet të marrin "dozvollën", lejen e ndërtimit nga "skupshtina" e tyre! Këtë fjalaman, e as të tjerët që shtinë nga armët e zjarrta nuk i "kap" ligji.
Tash në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak të situatës së krijuar, komandën e kanë policia e Eulex-it. Misioni i kësaj policie s’është të bëjë politikë, por të mbroj rendin dhe qetësinë publike.
Cher ami Yves de Kermabo, ju jeni shef i Eulex-it, keni detyrë të vështirë matanë lumit Ibër, mos bini nën ndikimin e politikës së Beogradit, kryeni misionin tuaj të përcaktuar me ligjet e Kosovës, mos lejoni anarkinë, sjelljet e kriminelëve, ndryshe, heshtja juaj, mosndërmarrja e masave ligjore do t’i kushtoj shtrenjtë Kosovës, do të ulë imazhin tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht