Avdi Ibrahimi
Lavdin shqiptarët e përjetuan në epokën e Skënderbeut, epokë kjo që i dha famën që ndriçoi rrugën e lirisë nëpër shekujt e errët të robërisë. Ajo epokë ishte një kështjellë ndriçuese, që ia tregoi rrugën shqiptarisë nëpër kohërat e shqetësuara që ecën drejtë rrugës së lirisë të historisë përbindësh. Ky amanet i të madhërishmit Skënderbe nga shqiptarët u mbajt si një besëlidhje shqiptare për t’i dalë zot tokës arbërore, duke u flijuar e ushqyer me gjak të freskët flamurin kuqezi, flamurin e ngritur nga Gjergj Kastrioti me 28 Nëntor të vitit 1443.
Mbi Kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare të Kastriotëve. Rëniet, përplasjet, ngritjet e zgjimeve kombëtare nuk pushuan për shekuj me radhë, derisa më 28 nëntor të vitit 1912 pas shumë vuajtjesh e përpjekjesh, pas shumë heroizmave të trimave e trimëreshave shqiptare, një dorë e dridhur e plakut Ismail Qemali, kjo dorë e ndihmuar nga duart e fuqishme të popullit liridashës, shpalos me dinjitet flamuri kombëtar, këtë simbol të adhuruar e të dashur, njëkohësisht të çmuar të aspiratave e kërkesave shqiptare, për shqiptarinë e pavarur.
Ky flakadan i lirisë mbeti përherë i ndezur ndër honet e errëta të robërisë. Kjo pishë e zjarrtë lirie nuk u shua kurrë e as që do të shuhet ndonjëherë. U bart dorë pas dore e brez pas brezi e u ngrit lartë e më lartë nga ideaistët atdhetarë: burrat, djemtë e vashat shqiptare; nga vëllezërit Frashëri, nga Petro Nini Luarasi, nga Pashko Vasë Shkodrani, Hoxhë Hasan Tahsini, bacë Bajrami e Hasan Prtishtina, Isa Boletini e Avni Rrustemi… Ky flakadan lirie u mbajt lart nga Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Azem Bejta e Shotë Galica që ishin tmerri i NIkolla Pashiqit e krajlëve serbë, deri te heronjtë dhe heroinat e LNÇ-së, siç ishin komandanti Enver Hoxha, Qemal Stafa, Vasil Shanto Vojo Kushi, Hajdar Dushi, Zonja Çurre e shumë heronj dhe heroina të kombit shqiptar….
Kosova ishte ajo që vijoi lëvizjen për liri e bashkim kombëtar shqiptar. Ajo dha bijtë e bijat e saja. Vijuan luftën e pandërprerë kundër sllavit barbarë. Ishin këta bijtë e bijat e shqiptarisë që nuk u lodhën, nuk u dëshpëruan, nuk u dorëzuan, nuk pranuan të thonë mjaftë më, sepse ishin të vetëdijshëm se për liri e bashkim kombëtar shqiptar, për Shqipërinë tonë të dashur e të shenjtëruar, sakrificat kurrë nuk janë të tepërta.
Të gjithë këtë e vërej në nënat, prindërit, bijtë e vashat shqiptare që shkëndijojnë si rrezet e ndritshme të tyre. Sytë e tyre thonë se kanë shikimet plot jetë, plot dashuri, plotë shpresë për të ardhmen, se do të jemi një komb i bashkuar dhe i zhvilluar. Për këtë të ardhme janë garanci e patjetërsueshme heronjtë dhe heroinat shqiptare. Për këtë të ardhme të ndritshme u flijua komandanti legjendar me familjen e tij, Adem Shaban Jashari, Tahir Meha, Besim Ndreca, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Mujë Krasniqi, Zahir Pajaziti, Luan e Shkëlzen Haradinaj… Në zemrat e tyre ishte flamuri i shenjtë kombëtar shqiptar i cili valonte hapësirave shqiptare. Tek ata mësynte shqiponja dykrenare me sqepin çelik e me thonjtë e tmerrshëm për çdo armik. Këta trima ishin bijtë e shqiponjës dykrenare që qëndron krenare në fushën e kuqe të flamurit kombëtar shqiptar.
Skënder Luarasi kishte shkruar shumë vite më pare për flamurin kombëtar: “Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari! Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë”.
Edhe sot mjerisht ka midis nesh një pjesë të shqiptarëve që thellon hendekun e mosmarrëveshjeve, ku servilët, për shkak se i xhelozojnë heronjtë shqiptarë duke i shndërruar në heronj “kosovarë”, po mundohen të fusin vëllavrasjen ndër shqiptarë, duke u bërë një me armiqtë tanë shekullor të cilët u përpoqën dhe përpiqen ta zhdukin ta varrosin ngjyrën kuqezi, e në vend të shqiponjës të vënë një simbol.
Vëllezër shqiptarë, kudo ndodheni, brenda dhe jashtë Atdheut, sikur për një çast të vetëm të zgjoheshin heronjtë si Skënderbeu, Çerqiz Topulli, Mihal Grameno, Dedë Gjo Luli, Ismail Qemali, Isa Boletini, Vëllezërit Frashëri, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi, Pashko Vasa, Enver Hoxha, Qemal Stafa, Emin Duraku, Abdullah Presheva, Shaban Polluzha, Tahir Meha, Besim Ndreca, komandanti legjendar Adem Jashari, Tahir Sinani, e shumë të tjerë… e tu hidhnin vështrimin e tyre syshqiponjës mbi trojet shqiptare e të shohin se ç’bëjnë disa nga politikanët shqiptarë, se në ç’katastrofë e kanë katandisur atdheun dhe e kanë përçarë kombin shqiptar, do t’u binin plumb ballit këtyre matrapazëve e horrave që shesin e marrin gjithçka nga pasuria e Atdheut vetëm për vetën e tyre.
Ky udhëtim i kuajve trojan është i trishtueshëm. Të kapin dridhjet duke menduar se të kanë zënë mallkimet e të flijuarve, siç kemi komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin dhe familjen e tij; legjendari ky që lindi në ditën e flamurit kombëtar shqiptar, ditë kjo që shfaq në skenë edhe famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Për këtë unë shfrytëzoj rastin që nëpërmjet këtij shkrimi të ju uroj 28 Nëntorin, Festën Kombëtare, Ditën e Flamurit, mbarë shqiptarëve, kudo që ndodhen. Kjo është një ditë e veçantë, ku shqiptarët përjetojnë një ndjenjë të veçantë, sepse edhe rëndësia historike e kësaj dite që po afrohet për popullin shqiptar është e shenjtë.
Gëzuar festën kombëtare të nëntorëve të ndritur!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë