Sarah Knight
Imigrimi për në Britaninë e Madhe duhet të kufizohet – kjo ishte motoja e shumë kundërshtarëve të BE para referendumit. Pas votimit, urrejtja e disa racistëve shprehet veçanërisht ashpër. Që prej referendumit para një jave, policia ka numëruar 331 incidente, të cilat hyjnë në kategorinë e “krimeve të urrejtjes”, bëri të ditur gazeta britanike “The Times”.
Në këtë mënyrë, numri i incidenteve është pesëfishuar. Së fundi, çdo javë regjistroheshin mesatarisht 63 krime në javë. Kriminaliteti drejtohet para së gjithash kundër migrantëve, deklaroi Kryetarja e Këshillit përkatës të policisë, Sara Thornton.
Kështu, dorasit i kanë sharë bashkëqytetarët e huaj, i kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shpërndarë komente ksenofobe në rrjetet sociale dhe në fletëpalosje. Thornton theksoi se policia do ta ndjekë këtë zhvillim. Edhe në të kaluarën, pas vendimeve politike të caktuara është vërejtur një rritje e kriminalitetit të urrejtjes. Por shumicën e herëve shifrat më pas janë reduktuar në nivelin e mëparshëm.
Ndërkohë, përfaqësues kryesorë të fesë, midis tyre Kreu i Kishës Anglikane dhe Kryetari i Konferencës katolike të Ipeshkve – i bënë thirrje shoqërisë britanike që të mos e kompensojë pasigurinë e krijuar nga votimi për Brexit duke kërkuar kurbanë. Frika nuk duhet të bëjë që të huajt të trajtohen me mosbesim dhe me paragjykime raciste, shkruajnë drejtuesit e fesë në një letër të publikuar në “Times”.
Çdo individ duhet të përpiqet që të mos e kërkojë fajin tek të tjerët, kërkojnë klerikët e lartë. Sulmet që nisën që ditët e para pas Brexit kundër të huajve e bënë kryetarin e bashkisë së Londrës, Sadiq Khan që të kërkojë vigjilencë të posaçme nga policia.
“Ne votuam kundër jush, ju dëbuam me votë, çfarë doni ende ju këtu?”, u thonë grupe vendasish migrantëve.
Parimi i lëvizjes së lirë në BE u mundëson të gjithë qytetarëve të BE që të kërkojnë punë në të gjithë komunitetin. Por imigrimi në rritje që prej vitit 2012 i shtyu shumë britanikë që të votojnë me “jo” në referendumin për qendrimin apo largimin e Britanisë së Madhe në BE Fjalë të qarta nga Brukseli.
“Kjo nuk do të ndryshojë”, bëri të qartë Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker në Bratislavë, duke iu referuar parimit të lëvizjes së lirë në BE.
Në prag të bisedave me qeverinë sllovake, Junckeri theksoi se Londra duhet t’i pranojë të katër liritë bazë evropiane, po të dojë të përfitojë edhe më tej nga përparësitë e tregut të përbashkët evropian. Kjo do të thotë: nëse britanikët duan të kenë edhe më tej akses në tregun e përbashkët evropian, ata nuk lejohet ta kufizojnë imigrimin nga BE. Por për shumë britanikë ky është njëri ndër kushtet bazë, të cilin duhet ta diskutojnë qeveria e tyre në konsultimet për daljen nga BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë