Kanë kaluar plot 17 vjet nga spektakli i parë i bukurisë i zhvilluar në Shqipëri kur spikati ndër të tjera një vajzë tejet e veçantë me sy të kaltër, buzëqeshje të bukur dhe elegancë të jashtëzakonshme.
Edhe pse “Miss Albania” vazhdon të organizohet çdo vit, vajza që fitoi kurorën “Miss Fotogjenia” ende mbahet mend. Pas një karriere të gjatë dhe tejet të suksesshme në Greqi, atje ku punoi me ngulm për të hyrë në radhët e fotomodeleve më të njohura në Athinë duke fituar edhe një tjetër çmim (“Miss Trupi më i bukur ’97") i vë qëllim vetes një mision akoma më ambicioz: realizimin e një kontrate me një agjenci famoze në Amerikë.
Dhe fati ka qenë me të. Qeveria amerikane i ka aprovuar dokumentet e saj si një njeri me të dhëna speciale në fushën e industrisë së modës. E diplomuar në shkollën 2-vjeçare “William Esper” për arte synon, pse jo që një ditë të luajë edhe si aktore. E gjithë kjo, një rrugë e gjatë për të, që padyshim ka pasur ecejake dhe pengesa të shumta, por pa ia zbehur aspak vullnetin dhe forcën për të vazhduar. Sot ajo është një emër mjaft i njohur, jo vetëm për shqiptarët, por edhe përtej kufijve.
Pasi ka zotëruar për vite të tëra kopertinat apo posterat nëpër rrugët dhe vitrinat e Greqisë në moshën 25 vjeçare ka provuar një tjetër sfidë, atë të famës në Amerikë. Tashmë, rreth të 30-tave ajo është jo vetëm në kulmin e bukurisë por edhe të sukseseve dhe ambicieve të mëdha. Një intervistë e dhënë për revistën “Psikologji” thotë shumë. Lexoni mendimet e një vajze të bukur dhe të suksesshme njëkohësisht.
U bë një kohë e gjatë që nuk jeni e pranishme për publikun shqiptar. Ku është dhe me çfarë po merret aktualisht Valbona Çoba?
– Jetoj në Los Angeles dhe profesioni im vazhdon të mbetet modele/aktore. Por modele dhe aktore në qytetin e Hollywoodit është diçka tjetër Ai nuk është i sigurt për të të pranuar sa po sheh se ti s’je vetë e sigurt dhe e kompletuar totalisht me teknikën dhe tekat e tij. Është kohë e gjatë e përgatitjes, por jo se s’ka fund.
Çfarë ka të re në fushën tuaj profesionale?
-Profesioni si modele është akoma burimi kryesor i të ardhurave financiare, gjë që bën të mundur mosdorëzimin tim përpara vështirësive të jetës së Hollywoodit. E vështirë për t’u realizuar dhe e domosdoshme për arritjen e qëllimit tim në Hollywood ishte nënshkrimi i kontratës, vetëm 1 muaj më parë me menaxherin e ” Link Talent Group”. Mjaft e suksesshme ishte edhe reklama e fundit e kremit të fytyrës ”Natural Advantage” dhe katalogu për fustanet elegante të natës së çmimeve Oskar.
Jeni shquar gjithnjë si një vajzë e bukur dhe mjaft e suksesshme në ambiciet tuaja të karrierës. A jeni e kënaqur me çfarë keni arritur deri tani?
-Sigurisht! Nëse do pranoja të kundërtën do të më duhej të mohoja gjithë sa kam bërë dhe arritur deri tani. Dhe këto arritje nuk janë të vogla. Po të mendosh kohën kur unë isha në Greqi, problemet e të qenit shqiptar mbartet në ekzistencën e vetë emrit, mendoj që arritjet e mia vërtet kishin një efekt pozitiv qoftë edhe për aq kohë sa njerëzit me dëgjonin të flisja për prejardhjen dhe vendlindjen time, ose kur lexonin intervistat e mia apo edhe kur më shikonin në tv e thoshin “kjo shqiptarja”. Të paktën për këto momente unë prezantoja njerëzit dhe vendin tim ashtu siç grekërit më shikonin ose lexonin (ata më quanin vajza aristokrate) dhe jo si ata mbulonin lajmet kryesore të ditës, duke i akuzuar shqiptaret me bëma të ndodhura e të pandodhura. E kënaqur… por e kaluara nuk është e mjaftueshme për të ndaluar këtu. Unë akoma kam shumë qëllime e ëndrra të reja. Jeni ndjerë ndonjëherë inferiore për shkak të të qenit shqiptare?
-Për aq sekonda sa ka zgjatur përgjigjjja ime “jam nga Shqipëria”. Por vetëm për kaq sekonda.
Cili ka qenë suksesi më i madh që keni arritur?
-Afirmimi dhe të rezistuarit si vajza imazh e kopertonave dhe kanaleve më të fuqishme në televizionet greke akoma edhe sot më bën të them ”ajo vërtet ndodhi”. Po rekordi që s’e keni thyer ende?
-Një rol i përmasave Hollywoodiane.
Si jeni përshtatur me jetën jashtë Shqipërisë?
-Frikë, stres, përballje, kurajo, një gjuhë e re për të mësuar, një kulturë e re për t’u përshtatur, eksperiencë, shumë punë por edhe një valixhe gjithmonë gati për një shtet apo kontinent të ri banimi.
Sa e lidhur jeni me prindërit?
-Shumë! E kam mbrojtur dhe e mbroj me fanatizëm marrëdhënien time me ta dhe e quaj të shenjtë. Qenia ime më kujton prezencën e tyre. Asnjë ndryshim në moshë nuk ka mundur të ndryshojë raportet e mia perfekte me nënën time. Energjia, mënyra e kërkesës për të jetuar me çdo gjë që quhet e bukur dhe e mençur është përcjellë po a mirë tek unë dhe tek motra ime Eda. Mendoj se kur rritemi “kaq” nuk mjafton vetëm aftësia, inteligjenca mirëkuptimi dhe toleranca që një nënë posedon kjo duhet te jetë po aq e pranishme dhe tek vetë “fëmija i rritur”. Vetëm atëherë lidhja vazhdon, është e prekshme dhe e bukur. Shpejt ata iu përshtaten jetës amerikane dhe pse nuk ishte e lehtë, u duhej të mësonin jo vetëm gjuhën në një moshë të madhe por të shkruanin në të gjitha kërkesat për punë se nuk dinin t’i jepnin makinës. Sa keq kur këtu njerëz me shumë më pak aftësi kulture, dinë dhe zotërojnë makina qysh të vegjël. Sigurisht që duhej marrëdhënia e mirë dhe ndihma ime. Ndjehem e kënaqur që mamasë sime ju dha këtu dhe njëherë mundësia të gjendet në ambientet e artit, filmit. Sigurisht ajo nuk është aktore atje por mua më kujton artin e trashëguar nga ajo…
Si e mbani mend fëmijërinë tuaj?
-Si një lodër të dashur dhe të bukur që do të doja ta kisha akoma. Por ka edhe kujtime që më dëshpërojnë tani që njoh mundësitë e një bote tjetër fëmijësh.
Mbani mend ndonjë kujtim të dhimbshëm?
-Mbaj mend “fatkeqësinë” që i ndodhi lodrës sime më të dashur. Një arush i ngrirë plastik i Durrësit që nuk thoshte dhe nuk bënte asgjë, ngjyrë portokall. Padashje duke qenë afër sobës me dru ”ai e takoi” atë në pjesën e syrit dhe sigurisht plastika filloi të shkrinte dhe kështu arushi mbeti me një sy. Tani loja ime përqendrohej në mjekimin e syrit të tij që sigurisht nuk u përmirësua asnjëherë. Mamaja më nxori në dyqan të blinim një tjetër por në treg kishte vetëm arusha të të njëjtit lloj po ngjyrë të zezë që mua më frikësonin, dhe kështu arushi mbeti gjithmonë me një sy dhe mendja ime e karikuar për shumë kohë me dhimbjen e tij.
A mendoni se po të kishit lindur në një vend tjetër më të zhvilluar mundësitë tuaja të karrierës mund të kishin qenë më të mëdha?
-Nuk ka asnjë pikë dyshimi. Jam e sigurt që do të isha bërë shumë shpejt jo vetëm më e njohur por dhe më e pasur dhe këto me shumë më pak mundime e sakrifica. Ne shqiptareve që kemi dashur artin na paskan munguar mënyrat dhe kushtet për ta arritur atë. Arti paska qenë vetëm privilegji i disa njerëzve vërtetë me shumë fat.
Keni qenë e vetëdijshme për bukurinë tuaj?
-Që e vogël dëgjoja të flisnin për bukurinë time, por asnjëherë se mora për dore aq e vlerësova derisa u ndodha në konkurrencën e egër të bukurisë jashtë Shqipërisë, atje ku vetëm një e bukur do të zgjidhej mes qindra bukurive të tjera. Atëherë vetëdija erdhi krejt organike kur unë po zgjidhesha gjithnjë e më shpesh.
Kur keni rënë në dashuri për herë të parë?
-Kur isha 8 vjeçe mbaj mend që te gjithë heronjtë e filmave dhe të përrallave ia dedikoja një shokut të klasës? Quhet kjo dashuri?
A jeni e dashuruar aktualisht?
-Po.
Cili është djali që jua ka rrëmbyer zemrën? Mund ta dimë?
-Asgjë nuk ndryshon edhe po ta them emrin e tij, ose jo…
Si jeni njohur?
-Thjesht në biznesin e artit.
Sa kohë keni së bashku?
-Ne njihemi prej më shumë se 3 vitesh. Po tani kemi filluar të shpenzojmë më shumë kohë së bashku.
Sa e rëndësishme është për ju dashuria dhe ndjenjat?
-Rëndësia e ndjenjave për mua është domosdoshmëri për të kontrolluar gjysmën e gjërave të tjera të rëndësishme.
A besoni se ajo mund të zgjasë përgjithmonë?
-Sikur ajo të ekzistonte e vetme pa u përleshur me nevoja të tjera jetësore, të përfshijmë këtu stresin e jetës, paranë apo përkushtimin për mbijetesë edhe mundet. Por ne nuk mund ta provojmë, sepse si qenie njerëzore që jemi nuk mund t’i shmangim të gjitha këto.
Keni rënë shpesh në dashuri?
-Çdo lidhje e imja ka qenë një dashuri, por asnjëra s’i ka ngjarë tjetrës.
A keni bërë ndonjëherë marrëzi për hir të dashurisë?
-Dashuria s’mund të quhet dashuri nëse s’ka doza aventure që ne të gjithë i bëjmë në emër të saj dhe kjo i veçon të dashurit nga shokët. Dhe aventura s’mund të quhet e tille nëse nuk është marrëzi.
Cila është marrëzia më e madhe që ju keni bërë për të?
-Marrëzitë mund t’i trajtosh për mrekulli dhe t’i duash vetëm për aq kohë sa janë vetëm sekreti yt dhe nuk përsëriten më në të njëjtën mënyrë.
A i pëlqeni fëmijët?
-Po.
Sa fëmijë do të donit të kishit?
-Shumë.
Sa kujdeseni për pamjen tuaj të jashtme?
-Për vetë natyrën e punës time më duhet të kujdesem vazhdimisht.
Cili është stili juaj i veshjes? Cila firmë?
-Më pëlqejnë modelet klasike, por edhe shumë moderne. Varet nga vendi ku shkoj dhe qëllimi për të cilin ndodhem atje. Nuk jam strikt për asnjë firmë në veçanti por veshje të veçanta janë zgjedhjet e mia.
Sa shpesh vini në Shqipëri?
-Sa herë mendoj se jam vonuar shumë.
Çfarë do t’ju joshte për të ardhur dhe jetuar në Shqipëri?
-Emri Shqipëri do të ishte mjaft po të asimilohej në dimensione të përshtatshme kohore.
A i ruani lidhjet me miqtë e vjetër?
-Sigurisht. Ata janë një provë e bukur e së kaluarës time.
A keni shoqe të ngushtë?
-Në çdo vend që kam lënë pas kam lënë edhe shoqe të ngushta.
A besoni në fat?
-Besoj shumë…por po aq shumë besoj edhe në përgjegjësinë dhe mundësinë e secilit prej nesh për ta ndryshuar atë.
Po në Zot?
-Besoj në Zot. Sigurisht s’ka asnjë provë të ekzistencës së tij ashtu siç edhe nuk ka provë për të kundërtën por mendoj që bota dhe ne njerëzit e saj bëhemi më humanë duke besuar tek Ai.
Çfarë natyre jeni: E brishtë apo e fortë?
-Them se i kam të dyja. Por natyra e fortë ka dominuar në jetën time dhe kjo jo si zgjedhje e imja por si domosdoshmëri për vetë natyrën e egër të konkurrencës të biznesit tim. Shumë vajza të bukura dhe të talentuara janë tërhequr dhe kam dëgjuar shume shpesh pyetjen si e përballon këtë stres?
Dhe cila është përgjigjja juaj?
-Ja që ia dal…(qesh) Kur keni qarë për herë të fundit?
-S’e mbaj mend… me sa duket ka kaluar një kohë e gjatë..(qesh)
A keni përjetuar ndonjëherë çaste depresive?
-A thua ekziston një njeri që s’ka kaluar çaste depresive?
A keni shkuar ndonjëherë te psikologu?
-Po.
Pra, besoni tek ndihma e psikologut?
-Besoj dhe e kam ndjerë prezencën e kësaj shkence kaq të bukur. Them se psikologjia ndryshe nga të tjera shkenca është shkenca ku ende pa përvetësuar teorinë e saj mund të prekesh faktin. Asnjëri nga ne nuk trajton, vë re dhe gjykon veten ashtu si gjykon të tjerët dhe gjërat përrethkëtij universi. Vetëm para një psikologu mund të ndjehesh i zakonshëm, komod të flasësh për veten, i vetmi vend ku mund ta takosh veten dhe të lejosh ta njohësh atë ashtu si je në realitet. Pse nuk e bëjmë shpesh? Sepse nuk është bërë ende kulturë, mënyrë të njohësh dhe të flasësh për veten më shumë se njeh dhe flet për të tjerët. Them se janë prezent doza egoizmi dhe frike njëkohësisht në këtë aspekt, për të cilat tani ka shumë mundësi të luftohen. Shpesh kur mendoj për të vazhduar një shkollë të lartë krejt ndryshe nga arti mendja më shkon te psikologjia.
Ku e shihni veten pas dhjetë vitesh?
-Do pëlqeja ta shikoja atje ku qëllimet e Valbonës realizohen./Unë gruaja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje