LAJMI I FUNDIT:

‘Ushqimi i shpejtë’ vret!

‘Ushqimi i shpejtë’ vret!

Instituti kombëtar britanik për zbatim klinik (NICE) pohon se prodhuesit e ushqimit të shpejtë (‘fast food’) në të shtinë shumë kripë dhe acide të ngopura yndyrore, të cilat kanë efekt të dëmshëm për shëndetin e konsumuesve.

Ekspertët e NICE thonë se nëse prodhuesit e këtyre ushqimeve do të përdornin më pak kripë dhe yndyra për produktin e tyre, atëherë do të shpëtonin jetën e më shumë se 40.000 njerëzve në vit.

Kjo organizatë pohon se qeveritë duhet të bëjnë më shumë në detyrimin e prodhuesve të ushqimit që të përdorin sa më pak kripë dhe yndyra, dhe njëherit kërkojnë që ushqimi i shëndetshëm (me më pak kripë dhe yndyra) të shitet më lirë, ashtu që t’i motivojë konsumatorët që ta zgjedhin atë. /Telegrafi/